LAJMI I FUNDIT:

YIHR dënon retorikën e Vuçiqit për masakrën e Reçakut

YIHR dënon retorikën e Vuçiqit për masakrën e Reçakut

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (c) dhe Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Serbi (YIHR Serbia) kanë dënua ashpër deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në lidhje me mohimin e masakrës në Reçak.

Më 15 janar 1999, forcat serbe vranë 44 shqiptar civil në fshatin Reçak. Misioni i Verifikimit i OSBE-së, i udhëhequr nga Ambasadori Amerikan William Walker, e quajti atë “një krim kundër njerëzimit”.

Masakra e Reçakut ishte gjithashtu pjesë e aktakuzës së Slobodan Milosheviqit para Tribunalit të Hagës, por asnjë aktgjykim i formës së prerë nuk ishte nxjerrë për shkak të vdekjes së tij gjatë procesit gjyqësor.

Por, para disa dite Vuçiq deklaroi se “gjithçka ishte sajuar nga ai mashtrues botëror, fabrikues dhe oportunist, Walker”.

Edhe Vuçiq thotë se “Masakra e Reçakut është e trilluar”, ish-ministri i Millosheviqit e quan Walkerin “mashtrues”
Lexo po ashtu Edhe Vuçiq thotë se “Masakra e Reçakut është e trilluar”, ish-ministri i Millosheviqit e quan Walkerin “mashtrues”

“Kjo deklaratë është e papranueshme! Një retorikë e tillë mohuese shkel dinjitetin e viktimave dhe familjeve të tyre, ndërsa është kundër vlerave të paqes, pajtimit dhe drejtësisë. Ne i bëjmë thirrje Presidentit Vuçiq të kërkojë falje dhe të ndalojë mohimin e krimeve të luftës të kryera në Kosovë dhe në rajon nga regjimi i Millosheviqit”, thuhet në reagimin e YIHR-s.

Debatet për masakrën e Reçakut, reagon Ambasada e SHBA: E papranueshme retorika nxitëse dhe rishikimi i historisë
Lexo po ashtu Debatet për masakrën e Reçakut, reagon Ambasada e SHBA: E papranueshme retorika nxitëse dhe rishikimi i historisë

“Ne gjithashtu u bëjmë thirrje të gjithë liderëve politik në Serbi dhe liderëve politik serb në Kosovë që të distancohen nga deklarata të tilla ekstremiste dhe t’u bëjnë thirrje qytetarëve që të njohin, respektojnë dhe angazhohen në arritjen e drejtësisë për të gjitha viktimat, të mbijetuarit/at e dhunës seksuale dhe personat e pagjetur nga lufta në Kosovë. Ne, si të rinj nga Kosova dhe Serbia, do të qëndrojmë gjithmonë kundër mohimit të krimeve të luftës. Ne jemi të vendosur të vazhdojmë të kundërshtojmë narrativat nacionaliste dhe vazhdimisht do të punojmë për ndërtimin e paqes dhe pajtimit midis Kosovës dhe Serbisë”, thuhet më tej. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori