LAJMI I FUNDIT:

YIHR: AKI nuk pranon të tregojë numrin e personave të përgjuar

YIHR: AKI nuk pranon të tregojë numrin e personave të përgjuar

Pas dy përpjekjeve të njëpasnjëshme, Agjencia e Kosovës për Intelegjencë (AKI) ka refuzuar qasjen në informata publike për organizatën jo-qeveritare Youth Initiative for Human Rights – Kosovo (YIHR KS) duke shkelur Kushtetutën dhe ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës.

“Më 16 korrik 2019, YIHR KS i është drejtuar AKI-së me kërkesë për qasje në informata publike të këtij institucioni, duke kërkuar këto informata: Sa raste i ka përgjuar AKI-ja gjatë vitit 2018 dhe sa persona janë përgjuar gjatë vitit 2018?


Kërkesa e bazuar në Ligjin nr. 03/L-215 për Qasje në Dokumente Publike dhe në vendimin me numër 48135/06 Youth Initiative for Human Rights v Serbia të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, është refuzuar nga AKI nën arsyetimin se vënia në dispozicion e këtyre informatave kompromenton metodat dhe organizimin e punës të AKI-së, të cilat për këtë institucion trajtohen si Informatë e Klasifikuar.

Më datë 29 korrik 2019, YIHR KS i është drejtuar përsëri AKI-së për rishqyrtim të kërkesës për qasje në informata, e cila përsëri është refuzuar nga ky institucion me të njejtin arsyetim.

Pas refuzimit të kërkesës së dytë, me 27 gusht të vitit 2019, YIHR KS i është drejtuar me ankesë Institucionit të Avokatit të Popullit si një mekanizëm për mbrojtjen, mbikëqyrjen dhe promovimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Ky institucion duke marrë parasysh të gjithë rrethanat, bazën ligjore si dhe praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, me datë 27 shtator 2019, i drejtohet me shkresë drejtorit të AKI-së duke kërkuar informata për veprimet që AKI i ka ndërmarrë në lidhje me kërkesën e YIHR KS. Përgjigja nga AKI është kthyer me datë 11 tetor 2019 përmes së cilës Avokati i Popullit njoftohet për veprimet që ky institucion ka ndërmarrë përkitazi me kërkesën”, thuhet në njoftimin për media.

Konkludimet ligjore nga rekomandimi i Avokatit të Popullit, ndër të tjerash sqarojnë se qasja në dokumente publike është e drejtë e garantuar me Kushtetutë të Republikës së Kosovës.

Transparenca dhe llogaridhënia në institucione publike, duke përfshirë edhe AKI-në, duhet të jenë parimet kryesore mbi bazën e të cilave u shërbehet të gjithë qytetarëve të Kosovës. E drejta për qasje në informata dhe dokumente publike është e drejtë e garantuar dhe si e tillë duhet të respektohet nga të gjitha institucionet publike.

YIHR KS do të vazhdoj të mbrojë, kërkojë dhe promovojë të drejtat e njeriut duke kërkuar llogaridhënie dhe transparancë për rastet dhe personat e përgjuar nga AKI përmes mekanizmave ligjor, me qëllim që qytetarët e Kosovës të jenë të informuar dhe të kenë qasje në informatat publike të rëndësishme për sigurinë e tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

Lajme
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Lajme
Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Politikë
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Haziri: Kurti nuk guxon ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese

Haziri: Kurti nuk guxon ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese

Politikë
Kalo në kategori