LAJMI I FUNDIT:

Yamaha prezanton makinën sportive (Video)

Yamaha prezanton makinën sportive (Video)

Në panairin e automjeteve “Tokyo 2015”, Yamaha prezantoi konceptin e makinës së tyre sportive.

Makina është dizajnuar falë punës së ekipit të njerëzve të udhëhequr nga Gordon Murray, disenjatorit të famshëm të modelit McLaren F1.


Baza e makinës është e ndërtuar nga fibrat e karbonit dhe është modeluar në bazë të shasisë së Formula 1, një teknologji e re radikale nga fibër-karboni.

Koncepti Sport Ride është emri i tanishëm për modelin e ri, që në fakt përfaqëson makinën e frymëzuar nga motoçikletat Yamaha.

yamaha02

Dizajni i kësaj makine ngjan në një përzierje të stileve nga Lotus dhe McLaren.

Fillimi i prodhimit dhe çmimi ende nuk dihen. /Zëri/

yamaha03