LAJMI I FUNDIT:

Yakin vlerëson karakterin e Xhakës: Ne duam t’i shohim njerëzit e tillë në fushë

Yakin vlerëson karakterin e Xhakës: Ne duam t’i shohim njerëzit e tillë në fushë
(Foto: Getty Images)

Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin, e ka vlerësuar Granit Xhakën si person me karakter duke përshkruar atë që ndodhi në ndeshjen ndaj Serbisë.

Mesfushori shqiptar u përfshi në disa incidente me lojtarët dhe stafin e ekipit kundërshtar, ndërsa pas fitores festoi duke e mbajtur përpara fanellën me emrin ‘Jashari’.

“Jemi shumë të kënaqur që e kemi Granitin. Ai është një lider i mirë, merr vendime të mira. Ka karakter, por ne duam t’i shohim njerëzit e tillë në fushë”, citon The Mirror fjalët e trajnerit.


(Foto: Getty Images)

“Lojtarët e vlerësojnë se ai është në gjendje të marrë përgjegjësi dhe është mirë për ne që jemi në gjendje të thërrasim njerëz të tillë. Dhe po, njerëzit kanë shkruar dhe diskutuar për atë që ka ndodhur”.

“Po, ne fituam. Po, ishte emocionale. Dhe emocionet mund të jenë të nevojshme gjatë një ndeshjeje të tillë. Do të kishte qenë e çuditshme sikur ai të kishte qenë pa emocione”, është shprehur Yakin.

Zvicra do të përballet me Portugalinë në 1/8 e finales së Kampionatit Botëror dhe te Helvetikët besojnë se mund ta bëjnë diferencën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Ndërkombëtare
Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Premier League
Vëllaznimi vjen me reagim për ngjarjet në Prizren – i quan kriminel tifozët vendas, ndërsa klubin e Lirisë si të pabesë

Vëllaznimi vjen me reagim për ngjarjet në Prizren – i quan kriminel tifozët vendas, ndërsa klubin e Lirisë si të pabesë

Liga e Parë
“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

Premier League
Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Serie A
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Kalo në kategori