LAJMI I FUNDIT:

Xiaomi shet 800 mijë Redmi Note 2 për 12 orë

Xiaomi shet 800 mijë Redmi Note 2 për 12 orë

Pajisja më e re mobile nga Xiaomi, Redmi Note 2 ka filluar me shitjet e fundjavës në Kinë, dhe brenda 12 orëve të para kompania kineze ka arritur të shesë një shifër marramendëse prej 800,000 njësive të fabletit të ri.

Një ndër arsyet kryesore për këto shitje të mëdha është procesori i përdorur në Redmi Note 2 – MediaTek Helio X10 SoC, i cili është përdorur edhe në HTC One M9+, telefon që kushton katër herë më shumë sesa fableti i ri nga Xiaomi.

Karakteristikat tjera të Redmi Note 2 përfshijnë edhe ekranin me 5.5-inç në full-HD, 2GB RAM, 16GB memorie (Redmi Note 2 Prime ofron 32GB), kamerën e pasme me 13MP, atë frontale me 5MP, lidhjen për Wi-Fi ac, dual-SIM 4G dhe baterinë me 3,020mAh të mbështetur në MIUI 7. Çmimi fillestar i fabletit është 140 dollarë. (Telegrafi)