Xhuli Nura publikon fotografi nga ambientet e Big Brother VIP Kosova: Nëna e këtij formati

Xhuli Nura ka qenë pjesë e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova.
Ish-banorja bëri bujë të madhe gjatë kohës që ishte brenda, duke u kthyer në një personazh shumë të komentuar.
Edhe pse kanë kaluar disa vjet që nga mbarimi i këtij edicioni, ajo po vazhdon të jetë po aq e përfolur.

E së fundmi, modelja nga Drenica është fotografuar në ambientet e shtëpisë së Big Brother.
“Nëna e këtij formati”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë këtij imazhi të ndarë në InstaStory.

Big Brother Kosova u fitua nga reperi i njohur, Arkimed Lushaj - Stresi, kurse të dytin ish-futbollisti nga Vitia, Lumbardh Salihu.
Edicioni i ri do të nisë të premten, 18 tetor. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































