LAJMI I FUNDIT:

Xhoxhaj e mposhti boksierin sllovak Jan Dzanaj

Xhoxhaj e mposhti boksierin sllovak Jan Dzanaj

Boksieri kosovar Armend Xhoxhaj e ka fituar luftën ndaj boksierit të klubit sllovak “Kalanta Kids”, Jan Dzanaj.

Xhoxhaj e ka detyruar boksierin kundërshtar që ta dorëzonte luftën në meçin e dytë. Kampioni i Kosovës në Boks me ftesën e Federatës së Boksit të Malit të Zi e ka përfaqësuar klubin e boksit Podgorica.

Drejtësinë në këtë meç e ka ndarë gjyqtari Latif Demolli, i cili është vlerësuar me notë të lartë.

Ndërkohë kryetari i Federatës së Boksit të Kosovës, Ramadan Selimi, ka pasur takime me drejtuesit e Euroligës, me ç’rast ka kërkuar që nga viti i ardhshëm Kosova të jetë pjesëmarrëse me klube. /Epokaere/Telegrafi/