LAJMI I FUNDIT:

“Xhokonda” rikthehet në Luvër

“Xhokonda” rikthehet në Luvër
Ilustrim

“Mona Liza”, e njohur ndryshe si “Xhokonda”, u vendos sot në vendin e zakonshëm në muzeun e Luvrit, në një sallë të rinovuar, të rifreskuar dhe të ristrukturuar për të mundësuar një fluks më të mirë të vizitorëve, njoftoi muzeu.

Pas dy muajve punime për rinovimin, tabloja e njohur e Leonardo da Vincit, që shikohet nga miliona turistë nga mbarë bota, është vendosur sërish përballë tablosë më të madhe të muzeut, “Martesa e Canas” nga Veronese.


Tabloja e mjeshtrit toskan u transportua nga Galeria Medicis në muzeun e Luvrit pasi ishte dërguar për shkak të punimeve restauruese.

“Mona Liza” mund të shikohet që nga sot pas një vitrine të pajisur me një xham shumë transparent, në të njëjtin vend ku është parë zakonisht. /AFP/