Xherdan Shaqiri ndihmon një spital për fëmijë në Zvicër (Foto)

Xherdan Shaqiri është imazh i pijes freskuese Coca Cola.
E pikërisht kjo e fundit ka dhuruar pesëmijë franga zvicerane për një spital të fëmijëve në qytetin e Cyrrihut, ndërsa me këtë rast i pranishëm ishte edhe futbollisti shqiptar, Shaqiri.
“Ishte një nder për mua që t’ua jap dje këtë donacion”, ka shkruar Shaqiri në llogarinë personale në Instagram.
Ndryshe, Shaqiri po vazhdon me sukses të paraqitet në ligën elitare angleze të futbollit me klubin Stoke Cityn. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
05/12/2016
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals































































