Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku do t'i japin fund beqarisë së tyre këtë të premte, më datë 1 shator.

Çifti po i shijojnë në maksimum ditët e tyre të fundit të beqarisë.


Vetëm pak ditë më parë, Xhensilës i kishin bërë një festë befasi mikeshat e saj, ku kanë festuar së bashku nën shoqërinë e një striptizeri.

Por më ndryshe nga ajo, po i shijon i fejuari i saj Besi ditët e fundit të beqarisë, i cili ka zgjedhur të vizitojë vende fetare dhe më të qeta këto ditë.

Në fotografitë që Kallaku ka publikuar në rrjetet sociale, ai shfaqet me miqtë e tij teksa darkon në restorante të ndryshme.

Ndërsa vetëm pak ditë para martesës, nuk ka munguar edhe një vizitë e tij në Kishën e Shën Ndout, në Laç. /Telegrafi/

bes1

bes2

bes3

bes4

bes5