Xheneta Fetahu tërheq vëmendjen me një fustan të bardhë të lirshëm

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu, ka rrëmbyer vëmendjen e ndjekësve në Instagram me një seri fotografish të reja, ku shkëlqen me një paraqitje tejet elegante.
E veshur me një fustan të bardhë sateni, të shkurtër dhe të lirshëm ajo ka sjellë një transformim të plotë që thekson hijeshinë dhe finesën e saj.
Fustani i bardhë, me material të butë dhe ndriçues, përqafon me delikatesë linjat trupore të saj, duke e kthyer çdo pozë në një kombinim të bukurisë dhe stilit modern.
Me flokët e kapura dhe një grim të guximshëm, Xheneta ka treguar edhe një herë se di të jetë në qendër të vëmendjes.
Megjithatë, përveç imazheve, gjëja që po ashtu mori vëmendjen ishte edhe përshkrimi emocional që shoqëronte postimin:
“Jam me plot jetë për t’u dashur përgjysmë nga dikush”, shkroi Xheneta në Instagram. /Telegrafi/






























































