LAJMI I FUNDIT:

Xhamia “Mëshira” në Çair në mëshirë të fatit, u nis në 2017-tën dhe duhet të përfundonte për 2 vjet e gjysmë

Xhamia “Mëshira” në Çair në mëshirë të fatit, u nis në 2017-tën dhe duhet të përfundonte për 2 vjet e gjysmë

“Jemi në Fushë Tophanë të Çairit. Prapa meje po shihni objektin i cili ngjason në xhami mirëpo ende nuk është lëshuar si e tillë në përdorim.

Kjo xhami është paraparë të ndërtohet me stil osman dhe për të përmbushur nevojat e rreth 1500 besimtarëve myslimanë. Mirëpo, që nga viti 2017 atëherë kur është hedhur gurthemeli i kësaj xhamie, deri sot kanë kaluar shtatë vite dhe objekti është në gjendje siç po e shihni”.

Xhamia e quajtur “Mëshira” ishte paraparë të ndërtohen në stilin e kompleksit, ku do të ketë parking të mbyllur, sallë konferencash, shatërvan e ndërtesë administrative. Ishte paraparë të ndërtohet në afat prej dy vite e gjysmë, por ende s’ka përfunduar. Arsyet e zvarritjes së punimeve nuk i dinë as banorët përreth.


“Dalë nga dalë po punohet. Çdo tre muaj, çdo gjashtë muaj nga pak. Ku qëndron problemi vetëm Zoti e di dhe ata që janë kompetent për këtë punë.

Se në 2017-tën ka filluar ndërtimi i kësaj xhamie apo jo?

Po në 2017, dhe qe shtatë vite krejt Çairi është mbushë me ndërtesa e xhamia ka mbetur. Çka është vetëm Zoti e di se ata që duhet ta dijë”, u shpreh një qytetar.

Pyetëm kryetarin e komunës së Çairit i cili tha se përgjegjëse është Bashkësia Fetare Islame.

“Punimet, duhet të drejtoheni te Bashkësia Fetare Islame për shkak se ju e dini, Dijaneti i Turqisë ka marrëveshje me BFI-në. Me të vërtetë për momentin nuk mund ta konfirmoj arsyen pse janë ndalë. Ditëve në vijim mund të marrim një konfirmim më të saktë më të detajuar nga BFI këtu në RMV”, tha Visar Ganiu, kryetar i Çairit.

Kontaktuam edhe Bashkësinë Fetare Islame. Përmes telefonatës vetëm na njoftuan se nuk janë përgjegjës për ndërtimin e xhamisë, ndërsa na thanë se me xhamitë menaxhojnë myftinitë. Pas kësaj përmes telefonit pyetëm myftiun e Shkupit, Qenan Ismaili, po edhe ky e largoi përgjegjësinë nga vetja, duke thënë se në kohën kur është nisur xhamia, ai nuk ka qenë në këtë detyrë. Për ndërtimin e saj, na tha se përgjegjës janë nga Fondacioni për çështje fetare në korniza të Ambasadës Turke. Kontaktuam edhe këta, të cilët shkurt na thanë se “po punohet”. /tv21

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori