Granit Xhaka ka zhvilluar njërën nga ndeshjet më të mira me fanellën e Zvicrës.

Ylli nga Kosova ishte në fushënga minuta e parë si gjithnjë në përballje me Gjermaninë në një ndeshje që përfundoi pa fitues 1-1.


Kapiteni i Helvetikëve ka qenë fantastik mbrëmë me lojën e tij duke marrë edhe notën më të lartë.

Xhaka ka fituar duele të shumta, ka prekur më së shumti topin nga lojtarët e Zvicrës dhe ka dhënë pasime kyçe.

Prishtinasi ka tentuar të shënoj edhe gol ku ka pasur tri gjuajtje brenda portës.

20200907 141757

Gjithsesi ajo që i ka 'çmendur' të gjithë është një pasim i gjatë i kapitenit.

Xhaka në minutëne 85-të ka bërë një pasim fantastik nga Widmer ku edhe iu afrua Zvicra pastaj golit me Vargasin.

Ky pasim i tij është bërë viral në rrjetet sociale, duke u konsideruar si një nga më të mirët që është bërë ndonjëherë. /Telegrafi/

telegrafi sport app