Vlerësimet për paraqitjen e Granit Xhakës këtë sezon nuk kanë të ndalur. Mesfushori i Arsenalit është përfshirë në formacionin më të mirë të javës së nëntë në Ligën Premier të përpiluar nga legjenda e futbollit, Alan Shearer.

Mesfushori shqiptar bëri një paraqitje të mrekullueshme në derbin e Londrës Veriore ndaj Tottenham Hotspur dhe e shënoi njërin nga tre golat e Topçinjve.


Me këtë rast, Shearer - i cili tash bën rolin e analistit - ka vendosur ta përfshijë 30-vjeçarin në njëmbëdhjetëshin më të mirë të javës.

xhaka1

Krahas Xhakës, pjesë e këtij formacioni janë edhe tre lojtarë të tjerë të liderit të kampionatit anglez: Thomas Partey, William Saliba e Ben White.

Kujtojmë që ditë më parë, tifozët e Arsenalit e votuan mesfushorin si futbollistin më të mirë të muajit shtator. /Telegrafi/

telegrafi sport app