LAJMI I FUNDIT:

“Xhaka mund t’i bashkohet Real Madridit”, ish-sulmuesi zviceran thotë se Graniti mund ta pasojë Modricin

“Xhaka mund t’i bashkohet Real Madridit”, ish-sulmuesi zviceran thotë se Graniti mund ta pasojë Modricin

Ish-futbollisti zviceran, Marco Streller beson se mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, mund t’i bashkohet Real Madridit.

Streller theksoi se nuk do të ishte çudi nëse karriera e Xhakës do të vazhdonte te Real Madrid, pas lojës së tij në nivelet e larta tash e shumë vite.

“Unë mund ta imagjinoj lehtësisht se nëse Xabi Alonso shkon në Real Madrid dhe Luka Modric largohet, kjo mund të ndodhë”, ka thënë fillimisht Streller në një intervistë për mediumin zviceran bluewin.


Granit Xhaka, MVP i vitit në Zvicër
Lexo po ashtu Granit Xhaka, MVP i vitit në Zvicër

Ish-sulmuesi i Zvicrës, Baselit, Kolnit, Shtutgartit dhe Thun u pyet sërish nëse Xhaka mund të bashkohet me Real Madridin dhe ai pohoi një gjë të tillë.

“Patjetër që mund të ndodhë. Alonso e di se Graniti ishte vendimtar për suksesin e Leverkusenit”, përfundoi ish-sulmuesi zviceran.

Që nga kalimi nga Arsenali te Bayer Leverkusen, Xhaka ka qenë një figurë kyçe në mesfushën e skuadrës së Xabi Alonso.

Ai udhëhoqi skuadrën për të fituar titullin e ligës gjermane dhe kupën, ndonëse humbi nga Atalanta në finalen e Ligës së Evropës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
David Beckham këshillohet të përfundojë transferimin më të madh të futbollit që do ta çonte MLS në një nivel të ri

David Beckham këshillohet të përfundojë transferimin më të madh të futbollit që do ta çonte MLS në një nivel të ri

Ligat tjera
Fabrizio Romano zbulon personin që e bëri të mundur transferimin e Alexander-Arnold te Real Madridi

Fabrizio Romano zbulon personin që e bëri të mundur transferimin e Alexander-Arnold te Real Madridi

La Liga
Carlo Ancelotti hyn në bisedime për t'u larguar nga Real Madrid për një rol të ri

Carlo Ancelotti hyn në bisedime për t'u larguar nga Real Madrid për një rol të ri

La Liga
Tifozët shpesh dëgjojnë për: 'A do mundej Messi të shkëlqente në një natë të ftohtë dhe të lagësht në Stoke', është mit apo realitet?

Tifozët shpesh dëgjojnë për: 'A do mundej Messi të shkëlqente në një natë të ftohtë dhe të lagësht në Stoke', është mit apo realitet?

Premier League
Frimpong bashkohet me trendin e 'rutinës së mëngjesit'

Frimpong bashkohet me trendin e 'rutinës së mëngjesit'

Bundesliga
Gjiganti ukrainas shfaq interesim për Muharrem Jasharin

Gjiganti ukrainas shfaq interesim për Muharrem Jasharin

Ligat tjera
Kalo në kategori