LAJMI I FUNDIT:

Xhaka mezi po pret përballjen me Kosovën

Xhaka mezi po pret përballjen me Kosovën

Granit Xhaka ka shfaqur respektin për kundërshtarët në kualifikimet e Botërorit, aty ku do të ketë sërish përballje emocionale.

Kapiteni i Helvetikëve do të luajë sërish përballë Kosovës, pasi shorti i hedhur në Cyrih ka siguruar një përballje të vështirë për të.

“Grup shumë i lezetshëm, por i vështirë”, ka thënë fillimisht Xhaka për Blick.


0:00 / 0:00

15 seconds

15 seconds

“Ka kohë që nuk luajnë kundër Suedisë dhe Sllovenisë. Dhe asnjëherë nuk kanë mundur të fitoj kundër Kosovës, ndaj së cilës kanë luajtur dy herë në kualifikueset e fundit të Kampionatit Evropian dhe në një ndeshje miqësore”.

Xhaka për Kosovën shtoi: “Një skuadër e fortë dhe sigurisht gjithmonë një lojë e veçantë dhe e bukur për mua dhe familjen time”.

Padyshim se emocionet do të jenë të mëdha për këto dy përballje, pasi Graniti e di se do të duhet të mbajë balancën nga të dyja anët. /Telegrafi/