Arsenali nuk ka arritur më shumë se një barazim 2-2 në udhëtim te Sporting Lisbona në kuadër të ndeshjes së parë të 1/8 së finales në Ligën e Evropës.

Lideri aktual i Ligës Premier konsiderohet si një nga skuadrat favorite për ta fituar këtë trofe, teksa i shpëtuan humbjes falë një autogoli që u realizua nga vendasit pas goditjes së Granit Xhakës.


Mesfushori kosovar me pasaportë zvicerane ka folur për këtë sfidë, duke thënë se është gjithmonë vështirë të luash ndaj skuadrave portugeze.

xhaka 1

“Është gjithmonë e vështirë të luash kundër ekipeve portugeze. Ato janë shumë të disiplinuara dhe kanë lojtarë me nivel të mirë teknik".

"Por ne duhet ta pranojmë barazimin 2-2 dhe ta sigurojmë kualifikimin në Londër", tha Xhaka.

Xhaka ka kritikuar edhe bashkëlojtarët e tij, duke thënë se nuk lejohet të bëjnë gabime të tilla, pasi kanë pranuar dy gola të lehtë.

"Ne e nisëm lojën mirë, por pësuam lehtësisht dy gola, që për një ndeshje të këtij niveli janë shumë. Kjo nuk mund të ndodhë".

"Në pjesën e dytë kishim kontrollin e lojës, mund të kishim fituar, por gjithashtu është të humbisnim, prandaj duhet ta pranojmë rezultatin",  shpreh Xhaka. /Telegrafi/