LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi sot dëshmon para PTHP-së

Xhaferi sot dëshmon para PTHP-së

Kryetari i Kuvendi, Talat Xhaferi, sot në ora 12:30 do të rrëfej në PTHP për ngjarjet e të enjtes së 27 prillit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Xhaferi do të jep dëshmi për atë çfarë ka ndodhur në ditën kur është zgjedhur për kryetar dhe kur protestuesit dhunshëm u futën në hapësirat e Kuvendi dhe sulmuan fizikisht deputë të shumicës parlamentare dhe gazetarë.


Deri më tani dëshmi kanë dhënë deputetë të LSDM-së dhe BDI–së, ndërsa janë thirrur edhe dy deputetë të OBRM-PDUKM për të dhënë dëshmi në PTHP.

Të gjithë ata deputetë të cilët deri më tani kanë dhënë dëshmi, janë shprehur kategorikisht se bëhet fjalë për tentim vrajseje dhe jo pjesëmarrje në turmë. /Telegrafi/