LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi-Sobotka: Austria do të bëjë çmos t’i bind skeptikët për nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut

Xhaferi-Sobotka: Austria do të bëjë çmos t’i bind skeptikët për nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, bashkë me deputetët Rexhail Ismaili dhe Meri Lazarova, si edhe Sekretaren e përgjithshme Cvetanka Ivanova, realizuan takim me Kryetarin e Këshillit Nacional të Republikës së Austrisë Volfgang Sobotka, me ftesë të të cilit Delegacioni edhe është në vizitë zyrtare në Vjenë.

Reklama

Siç njoftojnë nga Kuvendi, të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se marrëdhëniet dhe kontaktet ndërmjet Kuvendit të Maqedonisë së Veriut dhe Parlamentit austriak janë miqësore dhe zhvillohen në vijë të përpjetë, edhe në planin bilateral edhe atë multilateral.

Kryetari Sobotka e përshëndeti nënshkrimin dhe zbatimin e Marrëveshjes së Prespës dhe theksoi se, kjo paraqet shembull për të gjitha shtetet në Evropë se si nëpërmjet dialogut zgjidhen mosmarrëveshjet.

Ai shprehu optimizëm se përpjekjet e vazhdueshme për zbatimin e reformave të institucioneve në Republikën e Maqedonisë së Veriut në fushat kryesore do të njihen dhe se vendet anëtare të BE-së do të marrin vendim për hapjen e negociatave për aderim në qershor të këtij viti. Sobotka më tutje siguroi se pala austriake do të bëjë çmos që t’i bindë vendet që janë skeptike se ndarja e datës për Maqedoninë e Veriut është e domosdoshme.

Kryetari Xhaferi e nënvizoi përcaktimin e përbashkët të partive qeveritare dhe opozitare për mbështetjen e qëllimit strategjik për aderim në BE dhe për anëtarësim në NATO. Duke potencuar se, edhe pse qëllimi i reformave është vendosja e themeleve stabile për sundimin e të drejtës në interes të qytetarëve në Maqedoninë së Veriut e jo vetëm kusht në procesin e integrimit në BE, përsëri njohja e përparimit që tani më është bërë, është nxitja më e mirë për vazhdimin me reformat.

“Hapja e negociatave në qershor të vitit 2019 do të sigurojë inkurajim të mëtutjeshëm për konsolidimin e demokracisë dhe sundimin e të drejtës dhe njëkohësisht, do të dërgojë mesazh të qartë dhe pozitiv ndaj të gjitha vendet aderuese në Ballkanin Perëndimor”, theksoi Xhaferi.

Në raport me zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, Xhaferi nënvizoi se me zgjedhjen e kandidatit pas të cilit qëndroi koalicioni qeveritar, qytetarët e konfirmuan kursin euroatlantik të shtetit dhe se vlerësimet për zbatimin e zgjedhjeve të bazuara mbi parimet e demokracisë, pluralizmit dhe respektimit të të drejtës në zgjedhje të lira akoma më shumë do e afrojnë shtetin në BE.

Në fund, bashkëbiseduesit theksuan se edhe në të ardhme do të angazhohen për kultivimin e marrëdhënieve të afërta dhe miqësore ndërmjet dy dhomave ligjvënëse, si në nivel të deputetëve, ashtu edhe në nivel të shërbimeve dhe në këtë drejtim nga ana jonë u përshëndet nisma austriake në bashkëpunim me Fondin Evropian për Ballkanin, për ndarjen e bursave austriake në Parlamentin austriak, të dedikuara për nëpunësit nga parlamentet e 6 shteteve nga Ballkani Perëndimor./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Tri kërkesat e ndërkombëtarëve, analistët: Taktikat e Kurtit për tërheqje nga qëndrimet e tij në momentet e fundit nuk janë të suksesshme

Tri kërkesat e ndërkombëtarëve, analistët: Taktikat e Kurtit për tërheqje nga qëndrimet e tij në momentet e fundit nuk janë të suksesshme

Elfije Boletini
Taravari: Shtetasit e Kosovës do të paguajnë për shërbime shëndetësore në Maqedoni njëjtë si shtetasit e RMV-së

Taravari: Shtetasit e Kosovës do të paguajnë për shërbime shëndetësore në Maqedoni njëjtë si shtetasit e RMV-së

Shëndetësi
Tensionet në veri, Lajçak tregon se çfarë biseduan me Vuçiqin

Tensionet në veri, Lajçak tregon se çfarë biseduan me Vuçiqin

Lajme
Escobar kërkon sërish themelimin e Asociacionit, thotë se palët duhet t'i kthehen normalizimit të marrëdhënieve

Escobar kërkon sërish themelimin e Asociacionit, thotë se palët duhet t'i kthehen normalizimit të marrëdhënieve

Lajme
Nga masat e ashpra për Kosovën te shpallja “non grata” për Kurtin dhe Sveçlën, Euronews Albania publikon pikat e sanksioneve të mundshme

Nga masat e ashpra për Kosovën te shpallja “non grata” për Kurtin dhe Sveçlën, Euronews Albania publikon pikat e sanksioneve të mundshme

Lajme
Situata në PD e paqartë, japin dorëheqjen nga kryesia deputetët Oriela Nebiaj dhe Flamur Hoxha

Situata në PD e paqartë, japin dorëheqjen nga kryesia deputetët Oriela Nebiaj dhe Flamur Hoxha

Lajme
Kalo në kategori