Xhaferi realizoi disa takime në Pragë, kërkon mbështetje për anëtarësimin e RMV-së në BE

Gjatë Konferencës vjetore të kryetarëve të parlamenteve të vendeve anëtare të BE-së ku janë ftuar edhe kryetarët e parlamenteve të vendeve kandidate për anëtarësim a e cila mbahet në Pragë, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, realizoi takime bilaterale me Shalva Papuashvilin, kryetarin e Parlamentit të Gjeorgjisë dhe me Marko Lotriçin, kryetarin e Këshillit Nacional (Dhomës së Epërme) të Republikës së Sllovenisë.
“Në takimin me Kryetarin Gjeorgjian të Parlamentit, u theksua se Gjeorgjia është vend i vogël me aspirata të fuqishme për integrim euroatlantik dhe në këtë kuptim, u kërkua mbështetje nga ana jonë dhe ndarje e përvojave të dobishme nga rruga jonë drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian”.
“Kryetari Xhaferi potencoi se Republika e Maqedonisë së Veriut, duke i marrë parasysh të gjitha vështirësitë me të cilat fillimisht u ballafaqua për anëtarësimin në NATO e mandej procesin e gjatë deri në konferencën e parë ndër-qeveritare dhe fillimin e procesit të skriningut, jep mbështetje të padyshimtë ndaj të gjitha shteteve që synojnë kah integrimi euroatlantik dhe është e gatshme ti ndajë të gjitha përvojat e veta në nivelin parlamentar”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të RMV-së.
Më tej shtohet se në takim ishte e pranishme edhe kryetarja e Komisionit të Çështjeve Evropiane e Gjeorgjisë, Maka Bothorishvili dhe në këtë kontekst, u theksua se këmbimi i përvojave ndërmjet dy dhomave ligjvënëse në drejtim të eurointegrimit do të ishte sidomos e mirëseardhur përmes komisioneve të çështjeve evropiane.
“Gjatë bisedës me Kryetarin e Këshillit Nacional të Republikës së Sllovenisë, Marko Lotriç, u potencua mbështetja e vazhdueshme e Sllovenisë për zgjerimin e Bashkimit Evropian, a u këmbyen opinione edhe për ngjarjet aktuale në Evropë, për sfidat e çmimeve të larta të energjensëve dhe ushqimit, për rrjedhat e migrimit dhe nevojën për një bashkëpunim më të afërt me qëllim të integrimit më të shpejtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor”.
“U bisedua edhe për diasporën maqedonase në Slloveni, e cila është integruar mirë në vend dhe paraqet edhe një element të ndërlidhjes së dy shteteve”, thuhet në njoftim./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Maqedonci priti në takim komandantin e Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë, flasin për gjendjen e sigurisë në vend

Përplasi për vdekje me gomone 7-vjeçaren në Himarë, Apeli lë në fuqi 18 vite burg për Arjan Tasen

Publikohet shpallja për pranimin e 300 ushtarëve të rinj dhe 10 nënoficerëve në Armatën e Maqedonisë

Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Alergji nga pickimi i bletës? Alergologu Halimi tregon si duhet të veprohet në ato momente

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët