Xhaferi-Popescu: Rumania mbështet Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj euroatlantike
Pas ratifikimit të Protokollit për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në aleancën e NATO-s, në Senatin e Rumanisë, Kryetari i i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi realizoi takime të larta bilaterale prej të cilave e para ishte me kryetarin e Senatit të Rumanisë, Călin Popescu-Tăriceanu.
Siç njoftojnë nga shërbimi kuvendar për shtyp, mikpritësi i uroi mirëseardhje të ngrohtë kryetarit Xhaferi dhe njëkohësisht drejtoi urime për Republikën e Maqedonisë së Veriut për përparimin dhe proceset e rrumbullakuara reformuese. Ai theksoi se vendimi i sotëm unanim i Senatit për mbështetjen e anëtarësimit të vendit tonë në aleancën edhe njëherë e konfirmon angazhimin e fuqishëm të Rumanisë, që Republika e Maqedonisë së Veriut të bëhet anëtare e plotfuqishme e Aleancës dhe të marrë datë për fillimin e negociatave me BE-në, sidomos gjatë periudhës së kryesimit me Këshillin e BE-së, njofton Telegrafi Maqedoni.
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, shprehu mirënjohje për mbështetjen e Senatit të Rumanisë, mbështetje e cila sot u vulos me votimin unanim për ratifikimin e Protokollit për aderimin e vendit tonë në NATO. Ai nënvizoi se Republika e Maqedonisë së Veriut e konsideron Rumaninë për vend mik i cili mund të kontribuojë në këmbimin e përvojave dhe ekspertizave në drejtim të përgjegjësive ndaj NATO-s si vend anëtar dhe në drejtim të procesit të fillimit të negociatave me BE-në.
Ndërsa në takimin me nënkryetarin e Dhomës përfaqësuese të Parlamentit të Rumanisë, Florin Iordache, vëmendje e veçantë iu përkushtua përforcimit të bashkëpunimit bilateral dhe multilateral ndërmjet Rumanisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Nënkryetari Iordache theksoi se takimin e sheh si një nxitje për zhvillim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndërparlamentar ndërmjet dy vendeve, i cili karakterizohet me shkallë të lartë të miqësisë dhe dialogut konstruktiv. Kryetari Xhaferi nënvizoi se bashkëpunimi i shkëlqyer ndërmjet dy parlamenteve duhet të vazhdojë edhe në të ardhme dhe potencoi se gjithmonë ekziston hapësirë për intensifikimin e komunikimit dhe bashkëpunimit, sidomos në nivel të Grupeve parlamentare për bashkëpunim në të dy parlamentet. Ai falënderoi për mbështetjen që e pranojmë nga Rumania dhe e informoi nënkryetarin Iordache për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Rumanisë për bashkëpunim në fushën e arsimit, shkencës, kulturës, mas-medieve, të rinjve dhe sportit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBabai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë