LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi: Po nuk i ngacmuam institucionet ata nuk bëjnë asgjë

Xhaferi: Po nuk i ngacmuam institucionet ata nuk bëjnë asgjë

Pas suksesit të arritur në lidhje me presionin e bërë për pezullimin e punës së kombinatit ”Jugohrom” Telegrafi Maqedoni ka biseduar me Arianit Xhaferin nga Lëvizja ‘Eco Guerilla’ rreth hapave që kjo organizatë do të merr dhe për organizimin e protestave të ardhshme në lidhje me çështje tjera ku duhet presioni i sektorit jo-qeveritarë për të lëvizuar gjërat deri në zgjidhje.

Në pyetjen ”A besoni se ”Jugohrom” do të ri-fillojë punën pas zgjedhjeve?”, Xhaferi për Telegrafi Maqedoni thotë: ”Ministria e Mjedisit premtoi që ”Jugohrom” nuk do hapej pa vendosur filtra. Sado që një gjë të tillë duam ta besojmë, përvojat e mehërshme na shërbejnë si mësim që nuk guxojmë të jemi euforik, dhe për më tepër nuk mund të besojme në vendime të këtilla, aq më pak në periudhën parazgjedhore. Na ngelet të jemi syhapur.” u shpreh Xhaferi.

Për hapat e ardhshëm të kësaj lëvizje, Xhaferi thotë: ”Eco Guerilla” ka akoma shumë punë për të bërë. Tetova tash 15 vjet ka një deponi në hyrje të qytetit, qyteti nuk ka transport publik, hapësirat e gjelbërta sa vijnë e zhduken, ndërtimet vend e pavend e pa kriter, mungesa e hapësirave për parkim veturash, etj. Gjitha këto kërkojne vëmendje dhe qasje më serioze, ndërkohë që autoritetet janë dëshmuar se nuk dinë të funksionojnë po s’u ngacmuan nga jashtë, po s’patën presion…” u shpreh Xhaferi në mes tjerash.


Në lidhje me ”përçarjet” e brendshme në Eco Guerilla dhe për fitoren në çështjen ”Jugohrom”, Xhaferi thotë:”Mbyllja e Jugohromit na ka dhënë një impuls më tepër, na ka dhënë vullnet se këmbëngulja jonë dhe mbështetja e madhe nga qytetarët që na besuan jep rezultate nëse përdoret në formën e duhur. Ne tash kemi mësuar shumë dhe ato praktika që funksionojnë do i përdorim për të punuar dhe në çeshtje tjera.” përfundoi Xhaferi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Lajme
Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Lajme
Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Drejtësi
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori