Xhaferi në takim me Thimonier: Kontrolli parlamentar është me rëndësi të madhe
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, sot realizoi takim me ambasadorin e Republikës Franceze, Christian Thimonier.
Kryetari Xhaferi shprehu falënderim për mbështetjen nga Republika Franceze në përpjekjet për përmbushjen e prioriteteve strategjike të vendit dhe kënaqësi për bashkëpunimin e frytshëm bilateral.
Ai informoi për aktivitetet e ardhshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për zgjedhjen e komisioneve, delegacioneve dhe grupeve parlamentare të bashkëpunimit, si edhe miratimin e legjislacionit që ka të bëjë me procesin evropian, luftën kundër Covid-19 dhe përpjekjet për mënjanimin e pasojave ekonomike nga pandemia.
Ambasadori Thimonier drejtoi urim për zgjedhjen e sërishme të Xhaferit në funksionin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe shprehu bindjen se roli dhe dukshmëria e Kuvendit, që është institucioni kryesor për funksionimin e suksesshëm të sistemit, do të vazhdojnë të përforcohen edhe në periudhën e ardhshme.
Ai vlerësoi se kontrolli parlamentar është me rëndësi të madhe dhe shprehu mbështetje për punën e Këshillit Nacional të urointegrimeve, ku duhet të arrihet konsensus për çështjet kyçe të këtij procesi.
“Në takim u theksua se vazhdimësia dhe thellimi i bashkëpunimit të shkëlqyer ndërmjet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Asamblesë Nacionale dhe Senatit të Republikës së Franceze, mund të kontribuojnë në masë të madhe në avancimin e marrëdhënieve të përgjithshme bilaterale dhe miqësisë mes dy vendeve. Duke e nënvizuar rëndësinë e diplomacisë parlamentare, bashkëbiseduesit shprehën shpresë se vizitat e biseduara kthyese të parlamentarëve francezë në Maqedoninë e Veriut do të realizohen sapo të përmirësohen kushtet shëndetësore”, thuhet në njoftimin e Kuvendit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025