LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi: Në qershor presim që Senati të ratifikoi protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Xhaferi: Në qershor presim që Senati të ratifikoi protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Sot në hapësirat e Kuvendit u zhvillua seminari special për Republikën e Maqedonisë së Veriut me temën “Hapat e ardhshme drejt NATO-s”, në të cilën fjalim mbajti edhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Evenimenti i sotëm është indikator i qartë se ndajmë qëllime të njëjta dhe vlera të njëjta, dhe kjo është arritja tani më qartë e dukshme e anëtarësisë së plotfuqishme në NATO, ndërsa vlerat themelore në të cilat besojmë janë paqja, stabiliteti, lufta kundër çdo lloji të terrorizmit, sundimi i të drejtës, respektimi i të drejtave dhe lirive të njeriut dhe përforcimi i proceseve demokratike”, deklaroi Xhaferi.

Xhaferi tha se të gjithë e dimë se NATO nuk është vetëm një aleancë ushtarake por, që të bëheni anëtare e NATO-s, doemos duhet ti ndani dhe zbatoni të gjitha këto vlera dhe standarde.


dua veçanërisht të theksoj se procesi i ratifikimit të Protokollit për aderimin tonë në NATO shkon me një dinamikë të mirë, në qershor presim që Senati amerikan ta ratifikojë protokollin dhe unë jam i sigurt se që këtë vit, ne edhe formalisht do të bëhemi anëtar i plotfuqishëm i Aleancës NATO. Respektivisht, në Samitin e NATO-s në Londër në dhjetor, flamuri i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të valojë në shtizë bashkë me flamujt tjerë të vendeve anëtare të aleancës si anëtare e tridhjetë”, theksoi Xhaferi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Aksident mes dy veturave në Kijevë – lëndohen tre persona

Aksident mes dy veturave në Kijevë – lëndohen tre persona

Kronika e Zezë
Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Lajme
Kalo në kategori