LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi: Ndryshimet kushtetuese do të votohen më 15 janar

Xhaferi: Ndryshimet kushtetuese do të votohen më 15 janar

Kryetari i kuvendit, Talat Xhaferi, tha se sot mbarojnë diskutimet publike rreth amendamenteve kushtetuese dhe se pret që Qeveria t’i dorëzojë që më pastaj më 17 dhjetor të thirr komisionin e ndryshimeve kushtetuese ku deputetët mund të propozojnë amendamente.

I gjithë procesit sipas Xhaferit do të duhet të përfundoj në mes të janarit, ndërsa data më e përafërt që do të caktojë seancë plenare e caktoi 9 janarin, respektivisht 15 janari, kur duhet të votohen ndryshimet kushtetuese, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në fazën e fundit të votimit të ndryshimeve kushtuese është e nevojshme shumica e dy të tretave.


Xhaferi këtë deklaratë e tha pas takimit të tij me homologun nga Shqipëria, Gramoz Ruçi./Telegrafi/