LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi: Hapat e ardhshëm për Ligjin e gjuhëve në pajtim me Kushtetutën dhe Rregulloren

Xhaferi: Hapat e ardhshëm për Ligjin e gjuhëve në pajtim me Kushtetutën dhe Rregulloren

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi nuk precizon se cilët do të jenë hapat e ardhshëm në lidhje me Ligjin e gjuhëve, por vetë tha se do të jenë në pajtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.

“Në lidhje me këtë çështje, kryetari i Kuvendit nuk ka plane A, B, C dhe D, por ai para vete ka Kushtetutën dhe Rregulloren për punën e Kuvendit dhe kjo do të thotë se të gjitha hapat janë rregulluar atje. Kryetari nuk ka asnjë përgjigje, por zbaton Kushtetutën dhe Rregulloren”, tha Xhaferi gjatë vizitës së sotme në Komunën e Tetovës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërsa kryetarja e Tetovës Teuta Arifi, tha se nuk ka asnjë problem dhe pengesë që ligji edhe një herë të votohet si në të kaluarën. Sipas saj, nuk ka nevojë për konsenzus të zgjeruar.


Ajo tha se nuk ka krizë në koalicionin qeveritar, ndërsa sa i përket mbledhjeve dhe bashkëpunimit ndërpartiak, ajo tha se BDI-ja çdo herë ka qenë e hapur për këtë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Haradinaj: Kurti po tenton manipulimin e rezultatit

Haradinaj: Kurti po tenton manipulimin e rezultatit

Politikë
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Politikë
Kalo në kategori