LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi-Bomgartner: Franca është partner i rëndësishëm i Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt aderimit në BE

Xhaferi-Bomgartner: Franca është partner i rëndësishëm i Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt aderimit në BE

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot u takua me ambasadorin e Republikës së Francës në Shkup, SH.T. Cyril Baumgartner, njoftojnë nga shtypi i Qeverisë.

Në takim, theksojnë nga atje, u konstatuan marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe prej tre dekadash dhe miqësia mes dy vendeve tona, të karakterizuara me një dialog politik shumë të zhvilluar, konstruktiv dhe të partneritetit. Njëherazi, u shpreh interesi që në periudhën e ardhshme më shumë t’i vihet theksi bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar.


“Kryeministri Xhaferi e përshëndeti angazhimin e përgjithshëm dhe të përforcuar francez në rajonin e Ballkanit Perëndimor, të përfytyruar përmes një sërë nismash dhe hapash konkretë në periudhën e kaluar, të orientuara drejt forcimit të bashkëpunimit strategjik, politik, ekonomik dhe shoqëror. Në këtë drejtim, falënderoi Francën për mbështetjen e saj në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian me gjithë rajonin dhe veçanërisht Maqedoninë e Veriut dhe e theksoi përkushtimin e Qeverisë të cilën e paraprin për të vazhduar dinamikën e nisur në rrugën drejt BE-së.

Duke e uruar emërimin si Kryeministër, ambasadori Bomgartner e përshëndeti bashkëpunimin e deritanishëm të shkëlqyer me Xhaferin, gjatë mandatit të të cilit si Kryetar i Kuvendit u bë një hap i madh përpara në zhvillimin e bashkëpunimit dypalësh parlamentar”, thonë nga shtypi i Qeverisë.

Ambasadori, shtojnë nga atje, shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejshëm gjithëpërfshirës me Qeverinë në drejtim të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, të cilat bazohen në një histori të gjatë miqësore.

“Bomgartner e theksoi përkushtimin e fortë të Francës ndaj perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe theksoi se Franca do të vazhdojë të manifestojë aktivisht konstruktivitet dhe mbështetje në atë rrugë, me ç’rast iu referua rëndësisë së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut, duke shprehur shpresë se Qeveria dhe Kuvendi i ardhshëm do të vazhdojnë të zbatojnë në mënyrë aktive agjendën evropiane”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori