LAJMI I FUNDIT:

Xhaçka flet për pasojat e tërmetit: Mbi katër mijë banorë nuk mund të kthehen në banesat e tyre

Xhaçka flet për pasojat e tërmetit: Mbi katër mijë banorë nuk mund të kthehen në banesat e tyre

Ministrja e Mbrojtjes në Shqipëri, Olta Xhaçka, në një konferencë për media ka thënë se operacionit të kërkim-shpëtimit po i vjen fundi dhe se prioritet mbetet që të garantohet strehim, ushqim dhe kujdes për çdo qytetar që ka mbetur pa strehë. Ajo ka theksuar se këto ditë janë të vështira dhe se kanë testuar të gjithë.

“Por, lajmi i mirë është se pavarësisht se situata është ende aktive, fuqia e goditjeve kanë një trend të dukshëm zbritës dhe shpresojmë që të gjitha këto të jenë shenjat që kësaj situate sizmike po i vjen fundi. Këto ditë kanë qenë vërtet të rënda e të vështira. Kanë qenë ditë tragjike, që na kanë testuar të gjithëve dhe jam shumë krenare që shqiptarët, kudo, në zonat e prekura, dhe ato jo të prekura, në rajon e kudo në botë, e kaluan këtë test në mënyrën më dinjitoze që ka fituar admirimin e botës, me solidaritetin e bashkëpunimin e tyre”, ka thënë ajo.


Ministrja ka folur edhe për dëmet që kanë shkaktuar tërmetet, transmeton Telegrafi.

“Jetët e humbura, 48 prej të cilëve deri tani janë të identifikuar nuk do të kthehen dot më. Kjo ngjarje ka pasur një kosto aq të rëndë në jetë të prera në mes, sa do të jetë e paharrueshme për të gjithë ne sa të kemi jetë. Por, ka pasur edhe një kosto e pasoja jashtëzakonisht të rënda materiale, në shtëpi e banesa të shkatërruara. Dhe sot, kur operacioni i kërkim shpëtimit po vjen drejt fundit, prioriteti ynë është të garantojmë strehimin, ushqimin, kujdesin për çdo qytetar që sot ka mbetur pa strehë”, ka deklaruar ajo.

Xhaçka bëri thirrje te qytetarët që të mos e rrezikojnë vetën dhe familjen e tyre duke u kthyer  në shtëpitë e dëmtuara.

“Nëse shtëpia juaj është e dëmtuar, mos bëni vetë ekspertin, mos rrezikoni veten e familjen. Largohuni! Largohuni për në strukturat akomoduese, siç janë qindra shtretër në hotelet më të mira në Durrës, Tiranë, Lezhë, Shëngjin apo Berat apo për tek të afërm tuaj nëse dëshironi, por largohuni deri në verifikimi e situatës nga ekspertët sepse situata në banesat me strukturë të dëmtuar është sot po aq e rrezikshme sa ditën e goditjes së madhe sizmike. Sot ka nisur vlerësimi i rrezikshmërisë së banesave nga ekspertë shqiptar e të huaj”, është shprehur Xhaçka.

Tutje ajo ka theksuar se, sipas vlerësimeve paraprake në terren, janë mbi katër mijë banorë që sot e kanë të pamundur të rikthehen në banesat e tyre, dhe se  ky numër me shumë gjasa do të ndryshojë në orët në vijim. Ministrja ka shtuar se do të punojnë për t’i larguar banorët nga kampet me çadra e për t’i çuar ata në strehim më të sigurt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori