LAJMI I FUNDIT:

Xhaçka drejton takimin e Këshillit të Sigurimit, Borrell: Sanksionet ndaj Kremlinit synojnë ndalimin e aftësisë për të financuar agresionin ushtarak

Xhaçka drejton takimin e Këshillit të Sigurimit, Borrell: Sanksionet ndaj Kremlinit synojnë ndalimin e aftësisë për të financuar agresionin ushtarak

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, kryesoi takimin e radhës të Këshillit të Sigurimit me temë “Bashkëpunimi ndërmjet OKB-së dhe organizatave rajonale dhe nën-rajonale (BE)”.

Gjatë fjalës së tij në takim, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropan për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell Fontelles, u shpreh se multilateralizmi është nën presion si kurrë më parë dhe se është nevoja për një bashkëpunim global, thuhet në njoftimin e ministrisë.

“Evropa qëndron pranë partnerëve të saj. Ne mbështesim rolin e OKB-së, duke përfshirë Grupin Global të Reagimit ndaj Krizave. Sanksionet e BE-së nuk janë shkaku i mungesës së ushqimit. Ata synojnë vetëm ndalimin e aftësisë së Kremlinit për të financuar agresionin ushtarak – jo kryerjen e tregtisë legjitime”, tha Borrell në fjalën e tij.

Në anën tjetër, Ministrja Xhaçka vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë mes OKB-së dhe BE, duke e cilësuar atë si thelbësor në adresimin e rritjes dhe kompleksitetit të krizave me të cilat përballet paqja dhe siguria ndërkombëtare.

“Ne besojmë fort, se krizat me të cilat bota po përballet bëjnë thirrje për më shumë multilateralizëm, për më shumë veprime të unifikuara dhe të koordinuara, duke përfshirë mbi të gjitha Këshillin e Sigurimit, Asamblenë e Përgjithshme dhe gjithë sistemin e OKB-së. BE është kontribuesi financiar më i madh, prandaj, ajo duhet të ndikojë dhe të projektojë veprimet e saj lidhur me çështjet humanitare, zhvillimore dhe zgjidhjen e konflikteve në mbarë botën”, tha ajo.

Kryediplomatja Xhaçka vuri theksin tek mbështetja e Komisionit Evropian për zgjerimin e BE-së, teksa u shpreh se Shqipëria është gati për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare.

“Ne kemi kënaqësinë të themi se, ne e kemi bërë pjesën tonë dhe jemi të gatshëm për kapitullin e ardhshëm, në një proces që duhet të shkojë përpara me peshën e tij të paçmuar politike, një investim pa kthim drejt stabilitetit, sigurisë dhe drejt një të ardhmeje të sigurt të përbashkët”, deklaroi ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori