LAJMI I FUNDIT:

X pezullon shkurtimisht llogarinë e të vesë së Alexei Navalny, nga rrjeti social thanë se ishte një gabim në sistem

X pezullon shkurtimisht llogarinë e të vesë së Alexei Navalny, nga rrjeti social thanë se ishte një gabim në sistem

Llogaria e Yulia Navalnaya në X – dikur Twitter, u pezullua shkurtimisht një ditë pasi ajo përdori platformën për t’u zotuar se do të vazhdojë fushatën e burrit të saj.

Siç raporton BBC, të hënën, ajo postoi një video duke premtuar se do të lufton për një “Rusi të lirë”, disa ditë pasi u konfirmua vdekja e Alexei Navalny në një burg rus.

Të martën pasdite, llogaria e saj për pak kohë nuk ishte e qasshme për përdoruesit. Në një deklaratë, X tha se ishte bllokuar “gabimisht” për shkak të një “gabimi” të sistemit, transmeton Telegrafi.


Një postim në llogarinë zyrtare të sigurisë së faqes shkruante: “Mekanizmi mbrojtës i platformës sonë kundër manipulimit dhe postës së padëshiruar gabimisht shënoi @yulia_navalnaya si shkelje të rregullave tona”.

Nëna e Alexei Navalny qëndroi para burgut ku i vdiq i biri, kishte vetëm një kërkesë për Putinin
Lexo po ashtu Nëna e Alexei Navalny qëndroi para burgut ku i vdiq i biri, kishte vetëm një kërkesë për Putinin

“Ne e futëm sërish në funksion llogarinë sapo u informuam për gabimin dhe do të përditësojmë mbrojtjen”, u tha ndwr tjera.

Navalnaya, e cila përgjithësisht mbajti një profil të ulët gjatë fushatës së bashkëshortit të saj të ndjerë, krijoi një llogari në X të hënën.

Në një video-mesazh të postuar të njëjtën ditë, Navalnaya akuzoi autoritetet ruse se prisnin që gjurmët e agjentit nervor vdekjeprurës Novichok të zhdukeshin nga trupi i burrit të saj, përpara se t’ia jepnin familjes së tij. Kremlini tha se akuza ishte e pabazë dhe një hetim për vdekjen e tij po vazhdon.

Llogaria e saj ka mbledhur më shumë se 100,000 ndjekës që kur u krijua. Sipas udhëzimeve të X, llogaritë mund të pezullohen për postim abuzive, ose nëse siguria e një llogarie është në rrezik. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Pamje që tregojnë si do të duket Google Pixel 10 Pro Fold

Pamje që tregojnë si do të duket Google Pixel 10 Pro Fold

Teknologji
Një milion përdorues të rinj në vetëm një orë, vegla e re e OpenAI fiton vëmendjen e përdoruesve në mbarë botën

Një milion përdorues të rinj në vetëm një orë, vegla e re e OpenAI fiton vëmendjen e përdoruesve në mbarë botën

Teknologji
Microsoft ka një zgjidhje për këtë problem në Windows 11

Microsoft ka një zgjidhje për këtë problem në Windows 11

Teknologji
Franca gjobit Apple me 150 milionë euro për

Franca gjobit Apple me 150 milionë euro për "mjetin e mbledhjes së të dhënave"

Teknologji
Keni iPhone dhe përdorni WhatsApp - kemi disa lajme të shkëlqyera për ju!

Keni iPhone dhe përdorni WhatsApp - kemi disa lajme të shkëlqyera për ju!

Teknologji
Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Teknologji
Kalo në kategori