WWDC: Disa prej karakteristikave të reja që po i sjell iOS 14 nga Apple dhe pajisjet që do të mbështeten!
Përgjatë viteve të fundit, përditësimet e reja që vinin në iOS të Apple kanë ndodhur kryesisht pas ekranit tuaj. Ekrani që ju shihnit në versionet paraprake të përditësimeve të softuerit ishin më të pavërejtshme për përdoruesit, por me iOS 14, të njoftuar në WWDC, Apple po bën një tronditje.
Në një farë mënyre, ky është ridizajnimi më radikal i iOS ndër vite, por gjithashtu jo më inovatori në industri. Në iOS 14 po vijnë ‘widgets’ shtesë – ikona më të mëdha të aplikacioneve që shfaqin më shumë informacione me një shikim dhe ndryshojnë në mënyrë drastike përbërjen e ekranit tuaj.
The new iOS14 looks so sick🔥! #WWDC2020 #iOS14 pic.twitter.com/kc1Klu8ChG
— Lei (@LeiPanganiban_) June 22, 2020
Apple sot gjatë konferencës së saj kryesore WWDC zbuloi iPadOS 14, i cili përmban funksionalitetin e ri të ndërfaqes për aplikacionet e platformës iOs për iPhone dhe iPad, një ndërfaqe të re të thirrjeve dhe ‘widgets’ të ridizajnuara nga iOS 14.
Seti i ri i veglave dhe funksionaliteti i ri ‘drag and drop’ është implementuar në shumicën e aplikacioneve standarde të iPad. Për shembull, Photos kanë marrë një shirit të ri të ngjashme me atë të Photos që është në Mac, ndërkaq aplikacioni Music është duke marrë një lëshues në ekran të plotë për muzikën.
Përvoja minimaliste e Siri po vjen gjithashtu nga iOS 14, ndërsa njoftimet e tjera si thirrjet e pranuara po marrin panele të vogla, të stilit të njoftimeve, në vend të marrjes në ekran të plotë.
Kërkimi në iPadOS gjithashtu është ridizajnuar për të qenë universal, i ngjashëm me Spotlight në macOS. Kërkimi tani funksionon si një lëshues i aplikacionit, ose mund të përdoret për të bërë thirrje ose për të kërkuar brenda aplikacioneve si Mail dhe Files.
Së fundmi, shkrimi me dorë në iPad po bëhet po aq i fuqishëm sa teksti i shtypur – me “Scribble” dhe do t’i lejojë përdoruesve të shkruajnë me dorë në çdo fushë teksti dhe që ajo të shndërrohet automatikisht në tekst.
Pajisjet e Apple që do të mbështeten nga iOS 14 janë në fotografinë e mëposhtme.
Apple nuk ka njoftuar për një datë finale lansimi për iOS 14, por kompania zakonisht e rezervon periudhën rreth shtatorit, kohën kur ajo bën prezantimet vjetore të iPhone.
Apple's iOS 14 has a new home screen with widgets, a redesigned Siri view, and more pic.twitter.com/jbXp2udrDc
— The Verge (@verge) June 22, 2020
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Miliarderi zbulon klonin e tij me Al i cili ka aftësi të flasë në çdo gjuhë
Të dhënat e kartës suaj bankare dhe informacione tjera personale janë në rrezik nëse i përgjigjeni këtij email-i të rremë “nga Netflix”
Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë
Miliarderi zbulon klonin e tij me Al i cili ka aftësi të flasë në çdo gjuhë
Apple i thotë stafit që të jenë prezentë në zyrë së paku tre ditë në javë
Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë
Android më i pasigurti
Specifikat e Realme GT2 Explorer Master
IBM pezullon të gjitha bizneset në Rusi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'