LAJMI I FUNDIT:

Wuhan kthen alarmet, u kërkon banorëve të mos largohen përkundër rënies së pretenduar të rasteve të reja me Covid-19 në Kinë

Wuhan kthen alarmet, u kërkon banorëve të mos largohen përkundër rënies së pretenduar të rasteve të reja me Covid-19 në Kinë

Alarmet janë kthyer përsëri në qytetin kinez Wuhan, në vendin ku mendohet se filloi pandemia e Covid-19.

Zyrtari i lartë në Wuhan, Kinë, ka paralajmëruar banorët të qëndrojnë vigjilentë dhe të mos largohen nga shtëpia, megjithëse të dhënat e fundit zyrtare tregojnë një ulje të rasteve të reja në vend dhe asnjë infeksion të ri në qytet, shkruan Reuters.


Vendi ku mendohet se u shfaq virusiq në fund të vitit të kaluar, do të mbajë tre minuta heshtje në të gjithë vendin të shtunën për të vajtuar mijëra persona që vdiqën nga virusi Covid-19.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit raportoi të premten 31 raste të reja, krahasuar me 35 një ditë më parë, që paraqet një rënie të konsiderueshme nga kriza e muajit shkurt. Të gjitha, përveç dy prej rasteve të reja kishin të bënin me udhëtarët nga jashtë.

Numri i përgjithshëm i infeksioneve, i cili përjashton pacientët asimptomatikë, tani arrin në 81.620, ndërsa numri i vdekjeve u rrit me katër, në 3.322. Në të gjithë botën, numri i rasteve ka tejkaluar një milion, me të paktën 52,000 vdekje.

Pekini ka inkurajuar industritë e vendit të kthehen në punë ndërsa epidemia qetësohet, duke shpresuar për një shërim të shpejtë pas një tremujori të parë, për të cilin shumë analistë thonë se do të jetë një tkurrje e thellë për ekonominë e Kinës.

Sidoqoftë, autoritetet mbeten të shqetësuara për rrezikun e një vale të dytë të infeksioneve. Kreu i Partisë Komuniste të Wuhan, Wang Zhonglin, tha se kërcënimi i një kthimi të coronavirusit në qytetin ka  mbetur i lartë dhe urdhëruan banorët të mos lënë shtëpitë e tyre, nëse nuk ishte e nevojshme.

Komentet vijnë rreth dy javë pasi autoritetet lehtësuan kufizimin e plotë të Wuhan dhe lejuan që disa prej 11 milionë banorëve të saj të shkonin jashtë vendit për herë të parë që nga 23 janari, megjithëse ata ende nuk ishin në gjendje të linin qytetin. Kryeqyteti i provincës qendrore të Hubeit ka qenë më i prekur nga virusi, me 50 007 raste, sipas raporteve zyrtare.

Qyteti është planifikuar të lejojë njerëzit të udhëtojnë jashtë qytetit pas datës 8 prill, dhe vullnetarët me kostume të veçanta kanë spërkatur zona publike me dezinfektues në përgatitje për një rritje të aktivitetit. Edhe në pjesë të tjera të Kinës, kufizimet janë ri-imponuar gradualisht, përfshirë mbylljen e kinemave që ishin lejuar të rihapeshin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Evropa
Momenti kur raketa izraelite godet me precizitet veturën brenda të cilës ishte komandanti i Hezbollahut

Momenti kur raketa izraelite godet me precizitet veturën brenda të cilës ishte komandanti i Hezbollahut

Azia
Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Bosnja
Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Botë
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Kalo në kategori