LAJMI I FUNDIT:

WSJ: Ekonomia ruse drejt kolapsit, lufta dobësoi të ardhurat dhe frenoi investimet

WSJ: Ekonomia ruse drejt kolapsit, lufta dobësoi të ardhurat dhe frenoi investimet

Lufta në Ukrainë dhe sanksionet ndaj Moskës po e çojnë ekonominë ruse drejt kolapsit, parashikohet në një analizë në The Wall Street Journal (WSJ).

Derisa lufta vazhdon në vitin e saj të dytë dhe sanksionet perëndimore goditen të ardhurat e qeverisë ruse, ekonomia e saj ka gjasa të jetë në prag të një kolapsi.

Pjesa më e madhe e përkeqësimit të perspektivës ekonomike në vend, rrjedh nga një bast i keq vitin e kaluar nga Vladimir Putini, i cili besonte se mund të përdorte furnizimet ruse të energjisë për të kufizuar mbështetjen e Evropës Perëndimore për Ukrainën.


“Si rezultat, të ardhurat e qeverisë nga energjia u përgjysmuan në dy muajt e parë të këtij viti, krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa deficiti buxhetor u zgjerua”, thekson WSJ.

Hendeku tatimor arriti në 34 miliardë dollarë në dy muajt e parë, ekuivalent me më shumë se 1.5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Kjo po e detyron Moskën të zhytet më thellë në fondin e saj të pasurisë sovrane, një nga tamponët e saj kryesorë kundër krizës.

Rubla ka rënë me më shumë se 20 për qind kundrejt dollarit që nga muaji nëntor 2022. Fuqia punëtore është tkurrur pasi të rinjtë dërgohen në front ose largohen nga vendi nga frika se mos rekrutohen. Pasiguria ka frenuar investimet e biznesit.

“Ekonomia ruse po hyn në një regresion afatgjatë”, tha Alexandra Prokopenko, një ish-zyrtare e Bankës Qendrore Ruse që u largua nga vendi menjëherë pas pushtimit.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Botë
Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Ekonomi
Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Ekonomi
Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Ekonomi
Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Ekonomi
Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

Ekonomi
Kalo në kategori