LAJMI I FUNDIT:

Wout Weghorst pranon se është penduar për veprimin ndaj Solly March

Wout Weghorst pranon se është penduar për veprimin ndaj Solly March

Sulmuesi i Manchester United, Wout Weghorst, ka pranuar se i vinte keq për Solly March pasi anësori i Brighton humbi penalltinë në gjysmëfinale të FA Cup.

March ishte lojtari i vetëm që humbi penalltinë në Wembley të dielën pasdite pas barazimit 0-0 për 120 minuta. Ai dështoi nga pika e bardhë, duke i dhënë mundësinë Victor Lindelof për të dërguar United në finale për t’u përballur me Manchester City në qershor.

Pas fitores së United, tifozët vunë re shpejt se çfarë kishte bërë Weghorst pak para humbjes së penalltisë së March. Pasi dërgoi Robert Sanchez në anën e gabuar dhe për ta mbajtur Unitedin në në barazim 6-6 me penallti, Weghorst mori topin, e puthi dhe ia dha Marchit.


"Puthja e vdekjes" - tifozët e United besojnë në 'mallkimin' e Weghorst te penalltia e humbur nga March
Lexo po ashtu "Puthja e vdekjes" - tifozët e United besojnë në 'mallkimin' e Weghorst te penalltia e humbur nga March

I pyetur nëse ai e kishte planifikuar atë gjë me March, Weghorst u tha gazetarëve: “Po, e kam thënë tashmë para se të fillonim me disa nga djemtë, por askush nuk e bëri këtë. Unë shënova dhe më pas pashë topin dhe u përpoqa të merrja disa avantazhe që ndoshta mund të na kenë ndihmuar t’i fitojmë penalltitë”.

“Unë shkova tek ai dhe i thashë disa gjëra, por në fund (të ndeshjes) shkova tek ai sepse më erdhi pak keq, sepse padyshim që kjo ishte ajo që ata humbën. Thjesht provova gjithçka dhe normalisht nuk bën dallim, por ndoshta ka ndodhur”, ka shtuar më tej sulmuesi holandez.

Ndërsa disa tifozë e përshëndetën Weghorst për taktikën e tij, të tjerë vunë në dyshim aftësinë e tij sportive. Duket se, megjithëse pati efektin e dëshiruar, holandezi ndjeu një pjesë të fajit pasi humbja e March vulosi kalimin e United në finale e FA Cup. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

Ligat tjera
Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

Liga e Kampionëve
Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

La Liga
Inteligjenca artificiale në rolin e trajnerit për ekipin norvegjez përfundoi si më keq: Portieri realizoi rivënie anësore dhe nëntë lojtarë në sulm

Inteligjenca artificiale në rolin e trajnerit për ekipin norvegjez përfundoi si më keq: Portieri realizoi rivënie anësore dhe nëntë lojtarë në sulm

Ligat tjera
Duke i poshtëruar mbrojtësit kundërshtarë - Jhon Duran shënoi një nga solo golat më të mirë të sezonit

Duke i poshtëruar mbrojtësit kundërshtarë - Jhon Duran shënoi një nga solo golat më të mirë të sezonit

Ligat tjera
Antony po e dashuron jetë në Spanjë: Vendos statistikë të re te Real Betisi që nuk kishte ndodhur që 12 vite

Antony po e dashuron jetë në Spanjë: Vendos statistikë të re te Real Betisi që nuk kishte ndodhur që 12 vite

La Liga
Kalo në kategori