Woltemade drejt Newcastle, hapat rruga për Isak – gjermanët pranojnë ofertën rekord

Sulmuesi gjerman Nick Woltemade është një hap larg transferimit te Newcastle United, pas një marrëveshjeje mes klubeve që përfshin një shumë fikse prej 80 milionë eurosh, me shtesa që mund ta çojnë totalin në 90 milionë euro.
Woltemade pritet të nënshkruajë një kontratë shumëvjeçare me klubin anglez pas ekzaminimeve mjekësore të planifikuara për nesër, njofton Fabrizio Romano.
Sulmuesi 198 cm i gjatë, i cili sezonin e kaluar ishte një makth për portierët, ka luajtur vetëm dy ndeshje këtë sezon për Stuttgartin – një në kampionat dhe një në Kupë – duke shënuar një gol.
Ky transferim tronditës vjen pasi Woltemade gjatë gjithë verës ishte i lidhur me Bayern Munich, që ishte duke monitoruar situatën e tij për pjesën më të madhe të afatit kalimtar.
Woltemade ishte një objektiv kryesor për bavarezët, por Stuttgart kishte refuzuar disa oferta mbi 60 milionë euro, duke këmbëngulur për një tarifë më të lartë ose për ta mbajtur sulmuesin deri në fund të sezonit.
Pranimi i ofertës së Newcastle përfaqëson një përmbysje të madhe të qëndrimit të klubit gjerman.
Ky lëvizje gjithashtu mund të hapë rrugën për transferimin e Alexander Isak, i cili aktualisht është në "grevë" dhe stërvitet veçmas me qëllim që të largohet nga Stuttgart dhe t’i bashkohet Liverpoolit, kampionëve aktualë të Anglisë. /Telegrafi/




















































