Angelina Jolie gjendet në vendin e dytë, me pagë gati të njëjtë me Witherspoonin, megjithatë edhe më disa angazhime të vogla, siç ishte roli në filmin e animuar "Beowulf", kur aktorja 32-vjeçare ka fituar “vetëm” 8 milionë dollarë.

Cameron Diaz është e pozicionuar në vendin e tretë, me 15 milionë dollarë për një film, derisa Nicole Kidman këtë vit ka rënë në vendin e katërt, dy më poshtë krahasuar me vitin e kaluar – duke fituar 10 deri 15 milionë dollarë për një film.

Renee Zellweger dhe Sandra Bullock, po ashtu gjenden më mesin e aktoreve më të paguara në botë me 10-15 milionë dollarë për një film. Në mesin e dhjetëshes së artë, gjenden edhe Julia, Drew Barrymore, Jodie Foster dhe Halle Berry.