Aktorja e filmit “Titanic” ka dërguar një akuzë shpifjeje për Daily Mail duke kërkuar 150 mijë funte dëmshpërblim, rreth artikullit të titulluar “A duhet Kate Winslet ta fitojë Oskarin për aktoren më të nevrikosur në botë?”, të botuar më herët këtë vit.

Në letrat e dërguara në gjykatën e lartë të Londrës, 33-vjeçarja thotë se ajo ka qenë e “e shqetësuar dhe turpëruar” nga thëniet në gazetë.

Winslet, nënë e dy-fëmijëve, e cila fitoi çmimin Oskar në kategorinë aktorja më e mirë në rol kryesor për filmin “The Reader”, thotë se ajo veçanërisht ka qenë e shqetësuar nga toni i pakëndshëm dhe ndytë i tregimit të Daily Mail.

Aktorja shton se duke shkruar se ajo ka gënjyer publikisht për mënyrën se si e ruan vijën e trupit, artikulli kishte rrezikuar rolin e saj si modele për femrat e reja.