Microsoft ka zbuluar një dizajn të ri Start menu që do të vijë në një version të ardhshëm të sistemit operativ Windows 10.

Në një postim në blog Microsoft thotë: Ne jemi duke e freskuar menunë Start me një dizajn më të thjeshtë që heq prapaskenat me ngjyra të ngurta pas logove në listën e aplikacioneve, transmeton Telegrafi.


Ju mund të shihni para dhe pas në animacionin më poshtë:

dabfa329dfacdc1a2669002649ed75d6 1

Microsoft vjen edhe me një menu të re, kur Windows aktivizohet në modalitetin e errët.

548918584c74d4ce52ebf0930811cf17  1  1

Microsoft gjithashtu po rindërton opsionin Alt + Tab për të bërë më të lehtë lëvizjen midis aplikacioneve dhe hapjeve të faqeve në Microsoft Edge. /Telegrafi/