Mesfushori anglez, Jack Wilshere është huazuar nga Arsenali në Bournemouth.

Pas 12 paraqitjeve radhazi në Ligën Premier, Wilshere tani do të qëndrojë në tribunë pikërisht ndaj Arsenalit.


Klauzola e huazimit të Wilshere në Bournemouth nga Arsenali ka bërë që mesfushori të mungoi në këtë takim.

Gjithsesi 24-vjeçarit i vije keq që do të jetë në tribunë, ndërsa i ka uruar humbje skuadrës së tij Arsenal.

“Do të jetë e mërzitshme të rikthehem në tribunë, sidomos tani që kam luajtur me rregullsi”.

“Ndoshta në sezonin e ardhshëm do të kthehem te Arsenal, por unë tani jam një futbollist i Bournemouth dhe për këtë arsye dua që të fitojë skuadra ku jam”, deklaroi Wilshere. /Telegrafi/

telegrafi sport app