Williams, Diaz apo Rashford? Joan Laporta zbulon se kë donte ta transferonte më shumë

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka folur për mediat pas mbërritjes së Marcus Rashford në klubin katalanas.
"Kishte disa opsione të tjera si Luis Diaz dhe Nico Williams, por jam shumë i lumtur sepse në fund morëm Rashfordin – opsionin që më pëlqeu më së shumti", deklaroi Laporta.
Ai shtoi se ardhja e yllit anglez përfaqëson një hap të rëndësishëm për projektin sportiv të klubit katalunas.
"Jemi shumë të lumtur, sepse Rashford vjen me cilësi të shkëlqyera dhe është në moshën e përsosur për të pasur sukses te Barça".
Presidenti katalanas tha gjithashtu se motivimi i Rashfordit është i lartë.
"Ai është shumë i motivuar. Ëndrra e tij më e madhe tani është të fitojë Ligën e Kampionëve me Barçën dhe Kupën e Botës me Anglinë", shtoi Laporta.
Deklaratat e Laportës shoqërohen edhe me pamje, ku ai shihet i buzëqeshur pranë Rashfordit, menjëherë pas zyrtarizimit të transferimit.
Tani i mbetet vetë Rashfordit të vërtetojë besimin që klubi ka vendosur tek ai – dhe të tregojë se pse Barça zgjodhi pikërisht atë për të ndërtuar të ardhmen. /Telegrafi/



















































