William Saliba tall yllin e Tottenhamit pas turpërimit në derbin e Veriut të Londrës

Thuhet se një fotografi vlen sa një mijë fjalë dhe dy fotografitë që William Saliba zgjodhi për të hapur dhe mbyllur postimin e tij të fundit në rrjetet sociale e treguan të gjithë historinë e derbit të tij të Veriut të Londrës.
Për ta festuar fitoren e thellë 4-1 të Arsenalit ndaj Tottenhamit të dielën mbrëma, Saliba publikoi pesë imazhe nga ndeshja. Ajo që binte në sy ishte fakti se fotografia e parë dhe ajo e fundit e tregonin mbrojtësin francez duke e shtyrë dhe rrëzuar në tokë sulmuesin Richarlison.
Ndeshja e tij ishte një seri përplasjesh, shtyrjesh, tërheqjesh fanellash dhe goditjesh të fshehta në brinjë. Richarlisoni doli nga derbi me një gol spektakolar – një gjuajtje nga 40 metra mbi David Rayan, ndërsa Tottenham ishte tre gola prapa – por përsëri, fituesi i vërtetë ishte Saliba.
Pavarësisht golit të bukur, Richarlison dhe e gjithë vija e sulmit e Tottenhamit u bllokuan për pjesën më të madhe të një derbi që ishte njëanshëm në ekstrem.
Nën postimin e Salibas, Declan Rice e përshkroi shkurt situatën me komentin: “E mbyllur”.
Nuk është çudi që Mikel Arteta deklaroi pas ndeshjes: “E shijova çdo minutë”./Telegrafi

















































