Will Smith ka zbuluar se boksieri Floyd Mayweather e thërriste atë për 10-të ditë me radhë pasi aktori goditi Chris Rock në “Oscar 2022”.

Aktori i "Men In Black", Will, 54 vjeç - i cili u përball me rënien e karrierës kur goditi Chris, 57 vjeç, në mars pasi ylli bëri një shaka për gruan e tij Jada – lavdëroi Floydin, për mirësinë e tij.


Në videon e siguruar nga TMZ, ylli, duke folur në një ngjarje të fundit në Londër ku ishte për të promovuar filmin e ri “Emancipation”.

63961011 11366829 Pals Will Smith has revealed boxer Floyd Mayweather called him h a 45 1666990253782

“Dua të them diçka edhe për Floyd. Pra, ne jemi takuar, jemi parë, por nuk kemi qenë si miq. Dhe, një ditë pas Oscars, për 10 ditë më telefononte çdo ditë. Dhe, ai më tha ‘ti e di që je kampion apo jo? Je mirë? Ti je kampion, apo jo? Unë dua që të dëgjosh zërin tim duke thënë këtë’. Ai më telefononte çdo ditë, dhe ai është shoku im përgjithmonë”, u shpreh Smith.

Shuplaka në skenë e Smith ndaj Rock gjatë “Oscars”, shkaktoi tronditje në mbarë botën.

63808829 11350561 image a 36 1666655691830

Megjithë polemika gjithëpërfshirëse të “Oscars”, Smith sërish fitoi çmimin për aktorin më të mirë për rolin e babait të Venusit dhe Serena Williams në King Richard.

Filmi i fundit i Smith është një ‘trailer’ historik i drejtuar nga Antoine Fuqua. Filmi u frymëzua nga jeta e një ish-skllavi.

63808835 11358569 History Smith s latest film is a historical thriller directed by a 57 1666987385554

Pas shuplakës tronditëse, Variety fillimisht raportoi se Apple planifikoi të vononte filmin deri në vitin 2023 për të lënë që polemikat të shuheshin.

Sidoqoftë, tani është vendosur për një dalje në kinema më 2 dhjetor, e ndjekur nga një publikim me transmetim në Apple TV+ më 9 dhjetor. /Telegrafi/