LAJMI I FUNDIT:

Will Smith, Tatyana Ali dhe Doechii rikrijojnë kërcimin viral “Anxiety” nga “Fresh Prince”

Will Smith, Tatyana Ali dhe Doechii rikrijojnë kërcimin viral “Anxiety” nga “Fresh Prince”

Will Smith riktheu nostalgjinë e “The Fresh Prince of Bel-Air” duke ribërë një nga momentet më ikonike të serialit.

Aktori dhe reperja Doechii bashkuan forcat për të rikrijuar kërcimin viral të këngës “Anxiety”, i cili është bërë një trend i madh në TikTok.

Në videon e publikuar nga Smith të premten, ai imiton lëvizjet e vallëzimit të Tatyana Ali, e cila luante rolin e Ashley Banks në serial.


Foto: Will Smith/Instagram

Pas disa sekondash, Ali e kap në befasi duke e parë duke kërcyer, ndërsa pak më vonë në skenë shfaqet edhe Doechii, duke e kthyer momentin në një festë të vërtetë.

Smith e shoqëroi videon me një mbishkrim humoristik: “Prita 35 vjet që ky kërcim të bëhej trend”, duke i bërë të gjithë fansat të ndajnë nostalgjinë për skenën origjinale nga episodi ‘pilot’ i vitit 1990.

Will Smith dhe Tatyana Ali – Fresh Prince of Bel-Air

Si u bë virale kënga “Anxiety”

Kënga “Anxiety”, e cila përfshin një fragment nga hiti “Somebody That I Used to Know” i Gotye, është bërë një sensacion në rrjete sociale, duke frymëzuar mijëra përdorues të TikTok të krijojnë versionet e tyre të kërcimit.

Smith madje kishte ripostuar më parë një klip të vjetër nga “Fresh Prince” me melodinë e këngës së Doechii, duke e shoqëruar me mesazhin: “Ju kam parë të gjithëve dhe çdo video ka qenë më e mirë se e kaluara!! Më pëlqen kjo këngë @Doechii. @Tatyana Ali e mban mend këtë?”.

Foto: Will Smith/Instagram

Më pas, Smith dhe Doechii publikuan një tjetër video ku shihen duke imituar lëvizjet e njëri-tjetrit në pasqyrë, të shoqëruar nga mbishkrimi: “Dikush po më shikon, është ankthi im”.

Doechii e publikoi zyrtarisht “Anxiety” vetëm javën e kaluar, megjithëse kënga ishte prezantuar për herë të parë në YouTube në vitin 2019 si pjesë e sesioneve të saj muzikore Coven Music Sessions.

Will Smith dhe Tatyana Ali – Fresh Prince of Bel-Air

Popullariteti i këngës u rrit kur reperi Sleepy Hallow përdori një pjesë të saj në një këngë të vitit 2023.

Doechii e përshkroi suksesin e saj të fundit si një moment të shumëpritur, duke thënë: “Tani njerëzit duan që unë të publikoj versionin e plotë dhe ja ku jemi!”. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Will Smith (@willsmith)

Në trend Magazina

Më shumë
Moment tejet prekës gjatë sfidës së mosreagimeve: Gerta shikon djemtë e saj duke luajtur në oborr

Moment tejet prekës gjatë sfidës së mosreagimeve: Gerta shikon djemtë e saj duke luajtur në oborr

Magazina
Tension mes Laertit dhe Valbonës: Aktori kap banoren për të puthur, ajo habit me reagimin

Tension mes Laertit dhe Valbonës: Aktori kap banoren për të puthur, ajo habit me reagimin

Magazina
Xheneta Fetahu reagon pas hyrjes në BBVA: Nuk u futa as se më ka marrë malli, as për ribashkim

Xheneta Fetahu reagon pas hyrjes në BBVA: Nuk u futa as se më ka marrë malli, as për ribashkim

Magazina
Jozi i lutet Loredanës për një puthje, ajo refuzon me të qeshur: Absolutisht jo

Jozi i lutet Loredanës për një puthje, ajo refuzon me të qeshur: Absolutisht jo

Magazina
Dalin detaje nga rasti i Anisa Veselit: Drejtoresha e klinikës tërhiqet nga premtimi dhe i bën bllok blogeres në çdo aplikacion

Dalin detaje nga rasti i Anisa Veselit: Drejtoresha e klinikës tërhiqet nga premtimi dhe i bën bllok blogeres në çdo aplikacion

Magazina
Justin dhe Hailey Bieber planifikojnë të largohen nga Hollywood-i për një jetë më të qetë në Evropë

Justin dhe Hailey Bieber planifikojnë të largohen nga Hollywood-i për një jetë më të qetë në Evropë

Magazina
Kalo në kategori