Will Smith mori gjithë vëmendjen në performancën me India Martinez - dyshohet se ka ndodhur një puthje mes tyre në skenë

Shumë njerëz në rrjete sociale kanë kritikuar Will Smithin për ‘sjelljen e papërshtatshme’ ndaj këngëtares India Martinez gjatë një performance të tyre.
Gjegjësisht, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ‘Premio Lo Nuestro’ në Miami, ata performuan këngën e tyre “First Love” dhe në një moment u afruan me njëri-tjetrin, u përqafuan, e shumë komentuan se ka ndodhur një puthje mes këngëtares dhe aktorit.
Edhe pse bashkëshortja e Will, Jada Pinkett Smith, zbuloi dy vjet më parë se ata nuk jetojnë bashkë, përdoruesit e rrjeteve sociale besojnë se sjellja e tij nuk ishte ‘e bukur’ sepse ai është ende i martuar me të.

"E tmerrshme. Duhet të ketë kufij nëse je me dikë. Duhet të kujdesesh edhe për fëmijët e tu që do ta shikojnë këtë", "Ai nuk është shfaqur në publik kështu për një kohë të gjatë. Ka diçka që nuk shkon me të", "Duhet të divorcohen nëse ndodh kështu", "Gruaja e tij nuk e ka merituar këtë” - kanë qenë vetëm disa nga komentet.
Kishte edhe nga ata që i dolën në mbrojtje.































































