LAJMI I FUNDIT:

Whyte nënshkruan marrëveshjen, caktohet dueli i Joshuas para meçit me Wilder

Whyte nënshkruan marrëveshjen, caktohet dueli i Joshuas para meçit me Wilder
(Foto: Getty)

Meçi i planifikuar i Anthony Joshua me Dillian Whyte është afruar, pasi ky i fundit tashmë e ka nënshkruar kontratën që të ndeshet me rivalin e tij më 12 gusht.

Bisedimet ishin shtyrë për shkak të kërkesës së AJ për klauzolën njëvjeçare të rimeçit, mirëpo kanë përparuar duke e hequr atë klauzolë.

Sky Sports (transmetuar nga Daily Mail) njofton se marrëveshja është arritur të dielën dhe në javët në vijim pritet të bëhet edhe njoftimi zyrtar.


Eddie Hearn zbulon se me kë do të përballet Anthony Joshua në gusht
Lexo po ashtu Eddie Hearn zbulon se me kë do të përballet Anthony Joshua në gusht

Nëse dueli zhvillohet, atëherë do ta rikthejë rivalitetin e dy britanikëve të peshave të rënda që po zgjat më shumë se një dekadë.

Për herë të parë, ata u ndeshjen si amatorë në vitin 2009, kur 20-vjeçari Whyte e mposhti Joshuan me vendim anonim, tri vite para se Anthony ta fitonte medaljen e artë olimpike në Londër.

Kampioni i dyfishtë i botës u hakmor në vitin 2015 duke ia shkaktuar Dillianit humbjen e parë në karrierë dhe e mori titullin britanik të peshave të rënda me nokaut në raundin e shtatë.

Joshua - Wilder: Dueli afër realizimit
Lexo po ashtu Joshua - Wilder: Dueli afër realizimit

Pas meçit ndaj Whyte (në gusht), Joshua pritet ta zhvillojë duelin e shumëpritur me Deontay Wilder në Arabinë Saudite kah fundi i vitit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Jo vetëm Salah, Van Dijk dhe Alexandre Arnold: Pesë lojtarë të tjerë të Liverpoolit mund të largohen këtë verë

Jo vetëm Salah, Van Dijk dhe Alexandre Arnold: Pesë lojtarë të tjerë të Liverpoolit mund të largohen këtë verë

Premier League
Milani dhe Interi dërgojnë ofertën zyrtare për të blerë San Siron

Milani dhe Interi dërgojnë ofertën zyrtare për të blerë San Siron

Serie A
Projektohet rikthimi i madh i Andrea Agnellit te Juventusi - madje me Jurgen Klopp si trajner

Projektohet rikthimi i madh i Andrea Agnellit te Juventusi - madje me Jurgen Klopp si trajner

Serie A
Lisian Thaqi, talenti nga Peja ftohet nga Bayern Munichu

Lisian Thaqi, talenti nga Peja ftohet nga Bayern Munichu

Ndërkombëtare
Kalo në kategori