LAJMI I FUNDIT:

Whiting, ushtruesi i detyrës së Prokurorit special: Aktgjykimi ndaj Salih Mustafës, fitore për drejtësinë

Whiting, ushtruesi i detyrës së Prokurorit special: Aktgjykimi ndaj Salih Mustafës, fitore për drejtësinë

Ushtruesi i Detyrës së Prokurorit të Specializuar, Alex Whiting mirëpriti vendimin e sotëm në gjykimin ndaj Salih Mustafës si një masë që u jep drejtësi viktimave dhe përshëndeti kurajën e dëshmitarëve që dhanë dëshmi para Dhomave të Specializuara.

Në njoftimin për media thuhet se aktgjykimi i sotëm përbën një fitore për drejtësinë.

“Aktgjykimi i sotëm përbën një fitore për drejtësinë dhe, në veçanti, për viktimat e Salih Mustafës dhe familjet e tyre, të gjithë shqiptarë të Kosovës, tragjeditë personale të të cilëve ishin në zemër të këtij rasti, dhe që kanë vuajtur për më shumë se dy dekada për shkak të veprimeve të z. Mustafa”, tha Whiting.


“Dëshmia e dëshmitarëve që i dhanë besimin e tyre Dhomave të Specializuara që të sjellë drejtësi, pati ndikim kritik tek aktgjykimi dhe unë duartrokas kurajën e tyre të jashtëzakonshme që dolën për të dhënë dëshmi në gjykatë,” vazhdoi Ushtruesi i Detyrës së Prokurorit të Specializuar.

“Krijimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës ka bërë të mundur që këto viktima të tregojnë historitë e tyre dhe të marrin drejtësi”, tha ai.

“Gjykata vendosi se Mustafa përdori autoritetin e tij për të viktimizuar dhe trajtuar brutalisht bashkëpatriotët e tij shqiptarë të Kosovës”, tha Whiting.

Siç thuhet në njoftim Mustafa u shpall fajtor për katër akuza për krime lufte, mbajtje arbitrare, torturë  dhe vrasje, për të cilat u dënua me 26 vjet burg.

Të gjithë viktimat thuhet se ishin shqiptarë të Kosovës.

Prokurorët në rastin e Salih Mustafës

Mustafa u arrestua më 24 shtator 2020 nga ZPS-ja pas lëshimit të një urdhër arresti, urdhër transferimi dhe aktpadie të konfirmuar nga një gjykatës i procedurës paraprake të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Gjykimi filloi më 15 shtator 2021 dhe ZPS-ja e mbylli çështjen e saj më 4 shkurt 2022. ZPS- ja paraqiti kundërprovat më 1 qershor 2022 dhe procedura e paraqitjes së provave përfundoi më 20 qershor 2022. Deklaratat përmbyllëse u bënë në periudhën 13 dhe 15 shtator 2022.

ZPS-ja thirri 14 dëshmitarë gjithsej.

“Me vendimin e sotëm, Dhomat e Specializuara kanë treguar se ato janë një gjykatë për viktimat dhe rreth viktimave dhe se nuk ka datë skadimi për dhënien e llogarisë,” përfundoi Whiting. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori