West Ham Unitedi ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit 18-vjeçar të Valencias, Toni Martinez.
I riu spanjoll ka nënshkruar kontratë trevjeçare dhe raportohet se klubi londinez ka paguar 3 milionë euro për transferimin e tij.

Martinezi gjatë katër sezoneve të fundit ka realizuar mbi 100 gola me të rinjtë e Valencias.


“Për mua, është mundësi e mirë që të jem këtu dhe shpresoj që të kem sukses në këtë klub të madh”, ka thënë Martinezi për faqen zyrtare të klubit.

20160422172717104

telegrafi sport app