LAJMI I FUNDIT:

Werner, Rodrigo ose Icardi – njëri nga këta tre shikohet si pasues i Ronaldos te Real Madridi

Werner, Rodrigo ose Icardi – njëri nga këta tre shikohet si pasues i Ronaldos te Real Madridi
Foto AS

Real Madridi ka përpiluar një listë me tre emra të qendërsulmuesve dhe njërin nga ta synon ta transferojë para mbylljes së afatit kalimtar të verës.

Klubi mbretëror përfundimisht do të lëviz drejt transferimit të një sulmuesi për të mbuluar boshllëkun e lënë prej 50 golash nga Cristiano Ronaldo, i cili kaloi te Juventusi para disa javësh.

Reali është lidhur me një numër të madh sulmuesish si Kylian Mbappe, Robert Lewandowski, Edinson Cavani dhe Harry Kane, por disa mbahet shumë shtrenjtë dhe disa nuk lejohen nga klubet e tyre të largohen.


Reali ka në dispozicion 300 milionë euro për transferime, por pse po pret deri në ditën e fundit të afatit kalimtar?
Lexo po ashtu Reali ka në dispozicion 300 milionë euro për transferime, por pse po pret deri në ditën e fundit të afatit kalimtar?

Megjithatë, gazeta spanjolle AS ka përpiluar tre emra sulmuesish si Timo Werner, Rodrigo Moreno dhe Mauro Icardi, të cilët janë objektiva më real për tu transferuar.

Vija sulmuese aktuale e Realit me Gareth Bale, Karim Benzema dhe Marco Asensio kanë shënuar së bashku 44 gola në sezonin e fundit dhe këta së bashku nuk do mund ta mbulojnë boshllëkun e Ronaldos.

Werner, Rodgiro dhe Icardi (Foto: AS.com)

Në bankën rezervë, Julen Lopetegui ka opsione si Borja Mayoral, Raul de Tomas, Vinicius Jr dhe Lucas Vazquez, por asnjëri nga këta nuk mund ta marr në duar i vetëm vijën sulmuese.

Kështu, gjermani Werner shihet si një djalosh me të ardhme të madhe dhe tashmë është betonuar edhe si numër 9 te Gjermania. Reali është duke e ndjekur atë tash e disa kohë, pasi ai garanton gola, ku përkundër moshës ka shënuar 42 gola në dy sezonet e fundit me RB Leipzig.

Rodrigo është produkt i akademisë së Realit dhe pas eksperiencave te Benfica dhe Valencia, ai është pjekur dhe do ishte ideal për lojën e Lopeteguit, marr parasysh edhe ndeshjet e luajtura në Botëror me Spanjën.
Në sezonin e fundit ai ka shpërthyer duke shënuar 19 gola në 44 ndeshje te Valencia dhe përkundër klauzolës prej 120 milionë euro, ai do mund të transferohej për 80 milionë.

Icardi është sulmuesi me profilin e golashënuesit të lindur dhe do t’i garantonte më së shumti gola Real Madridit. Por, transferimi i tij do të jetë i vështirë pasi afati kalimtar veror në Itali mbyllet sot (e premte). /Telegrafi/

Festa e Icardit (Getty Images)

Në trend Sport

Më shumë
Lëndimi i Lautaro Martinez është shumë më i rëndë se sa mendohej

Lëndimi i Lautaro Martinez është shumë më i rëndë se sa mendohej

Serie A
Si u bënë videot e Cristiano Ronaldos në Youtube mjet komunikimi për spiunët e presidentit rus Putin

Si u bënë videot e Cristiano Ronaldos në Youtube mjet komunikimi për spiunët e presidentit rus Putin

Ndërkombëtare
Chelsea 'gati të shesë 11 lojtarë këtë verë' për të financuar blerjen e top yllit

Chelsea 'gati të shesë 11 lojtarë këtë verë' për të financuar blerjen e top yllit

Premier League
Arne Slot jep dritën jeshile që top ylli i Liverpoolit të shitet

Arne Slot jep dritën jeshile që top ylli i Liverpoolit të shitet

Premier League
Kosova luan ndaj Islandës në

Kosova luan ndaj Islandës në "Fadil Vokrri" në play-off të Ligës së Kombeve

Doncic fton Daviesin te Real Madridi: Do të të jap fanellën nëse vjen

Doncic fton Daviesin te Real Madridi: Do të të jap fanellën nëse vjen

La Liga
Kalo në kategori