Arsene Wenger ka thënë se trajneri i ri i Arsenalit duhet t'i transferojë dy ose tre lojtarë për ta bërë skuadrën konkurrente për titullin e Ligës Premier.

Francezi pritet të largohet nga posti i trajnerit të Topçinjve në fund të sezonit, pas 22 viteve në krye të skuadrës angleze.


ArseneWengerr (Foto: Getty Images)

Tashmë po qarkullojnë emrat e kandidatëve potencialë për të zënë vendin e 68-vjeçarit, ndërsa disa prej tyre janë Luis Enrique, Carlo Ancelotti dhe Brendan Rodgers.

Mirëpo, Wenger mendon se kushdo që do të jetë zëvendësuesi i tij, duhet t'i bëjë vetëm disa ndryshime të vogla te Arsenali.

ArseneWengerr 2 (Foto: Getty Images)

"Dua të them se skuadra ka cilësi, para dy vitesh ishim të dytët në ligë, në vitin e kaluar arritëm 75 pikë, e fituam Kupën FA, e fituam Charity Shield, luajtëm në finale të League Cup, jemi në gjysmëfinale të Europa League".

"Prandaj këta lojtarë kanë cilësi, shpresojmë ta dëshmojmë këtë sërish para përfundimit të sezonit".

"Jam i bindur se në të ardhmen, me dy apo tre shtesa, skuadra mund të luftojë për kampionatin", ka deklaruar trajneri francez.

ArseneWenger4 1 (Foto: Getty Images)

Ai ka thënë më tej se akoma nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, por është i sigurt se nuk do të pensionohet.

"Sinqerisht nuk e di se çfarë do të bëj. A do të bëj një pushim? Do të vazhdoj të punoj, kjo është e sigurt", është shprehur më tej Wenger. /Telegrafi/

telegrafi sport app