Wenger pretendon se Fabinho "mashtroi" tek ndërhyrja, për të përjashtuar Sanchezin

Fabinho është akuzuar për 'mashtrim' për të përjashtuar sulmuesin Alexis Sanchez, pasi Liverpooli eliminoi Interin nga 1/8-ta e Ligës së Kampionëve.
Interi e dinte se po përpiqej pothuajse të pamundurën për të kaluar në çerekfinale, pasi kishte humbur me dy gola epërsi në ndeshjen e parë.
Pjesa e parë shkoi pa e shqetësuar shumë Alissonin me incidentin më të rëndësishëm që ishte ndërhyrja e Sanchezit ndaj Thiago Alcantaras, për të cilën shumë menduan se duhej të ishte një karton i kuq.
Skuadra e Simone Inzaghit më pas u rikthye në lojë në pjesën e dytë përmes golit të bukur të Lautaro Martinez, por sapo u kthyen në lojë, ata dolën ‘jashtë saj’.
Sanchez u përjashtua me të vërtetë, vetëm një minutë pas golit për një karton të dytë të verdhë, këtë herë për ndërhyrje ndaj Fabinhos, por shumë menduan se ndëshkimi ishte i ashpër, pasi ai fitoi topin në fillim.
Wenger shkoi më tej në beIN Sport, duke akuzuar Fabinhon për 'mashtrim' për të përjashtuar kundërshtarin e tij, duke pretenduar se braziliani ‘aktroi’ më shumë sesa duhej për ta bërë ndërhyrjen të duket e ashpër.
“Kufiri mes mashtrimit dhe të qenit i zgjuar”, tha fillimisht Wenger në studio.
“Fabinho, në këtë faull, ishte në anën tjetër… ai po mashtronte, ai e bëri më shumë sesa duhej”.
“Ndoshta ai kishte dhimbje, por ai u prek nga Sanchez, nuk ishte krejtësisht fals. Ndoshta ai mund të ngrihej më shpejt”.

“Ishte një nga ato faullet, nëse do të ishte lojtari juaj, ju thoni 'është i zgjuar', kur jeni plotësisht neutral, thoni 'ai mund të kishte bërë më pak nga kjo'”.
“Ai e preku atë, por nuk donte ta lëndonte, ai preku fillimisht topin”, përfundoi francezi. /Telegrafi/


















































